img img img
header-image

Blog 14 Jun 2023

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 4 min

Suksesi ndërkombëtar i Shkollës Digjitale dhe StarLabs, pjesë e fjalimit inspirues të Presidentes Osmani në Parlamentin Evropian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë fjalimit të saj në sesionin plenar të Parlamentit Evropian, i bëri jehonë sukseseve të të dy kompanive vendore, Shkolla Digjitale dhe StarLabs, të cilat sot operojnë edhe përtej kufijve të Kosovës.

Osmani theksoi sfidat me të cilat është përballur bashkëthemeluesja e Shkollës Digjitale dhe StarLabs, Hana Qerimi, e cila ishte pjesë e delegacionit përfaqësues në Parlamentin Evropian, drejt zhvillimit të bizneseve të saja duke ndihmuar shoqërinë dhe vendin tonë që të jetë lider në rajon si qendër teknologjike.

blog-image

Fjalimi historik i Presidentes Osmani në Parlamentin Evropian, ku përfshinë storien inspiruese të Shkollës Digjitale dhe StarLabs:
“Dhe teksa flas për një të ardhme më të mirë, nuk mund të mos mendoj për Hana Qerimin, e cila po më shoqëron në këtë vizitë. Ajo është bashkëthemeluese e Digital School dhe StarLabs, të cilat filluan si dy kompani të vogla në kryeqytetin tonë Prishtinë, fillimisht me vetëm dy punonjës – atë dhe bashkëshortin e saj. Sot, startup-et e tyre janë rritur e shndërruar në marka globale me 500 vendndodhje në mbarë botën. Si shumë biznese të tjera në këtë sektor, ata po e bëjnë Kosovën lider në rajon si qendër teknologjike.

Ndërsa suksesi i kompanisë filloi të kapërcejë kufijtë dhe oqeanet, Hanës i është dashur të kapërcejë sfida pothuajse të pamundura gjatë rrugës. Për shkak të proceseve të vështira dhe burokratike, ajo shpesh do të humbiste mundësinë të gëzonte suksesin e saj e po kështu do të humbiste mundësinë e saj të ardhshme për zhvillimin e biznesit, pasi vizat e saj të lëshuara nga BE-ja do t'i skadonin para se të mund të udhëtonte. Ajo duhej të aplikonte dhe riaplikonte disa herë në vit.

Jeni ju, ky Parlament, që prej vitesh luftoni bashkë me ne për kauzën e liberalizimit të vizave për Kosovën. Dua të falënderoj secilin prej jush për mbështetjen tuaj të zëshme dhe për votën më të fundit përmes së cilës i dhatë Hanës dhe të rinjve të tjerë të shkëlqyer dhe ambiciozë në vendin tim mundësinë për të lulëzuar ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë Bashkimin Evropian”, tha mes tjerash Presidentja Osmani.

blog-image

Misioni i Shkollës Digjitale mbetet aftësimi dhe edukimi i fëmijëve dhe të rinjve në Teknologji Informative dhe programim, me qëllim që ata të bëhen të pavarur në çdo gjuhë programimi që do të duhet të përdorin në të ardhmen e tyre, pa pasur barriera.

Fillimisht kompani e suksesshme brenda Kosovës, ndërsa sot Shkolla Digjitale është bërë franshizë për tregun vendor dhe ndërkombëtar në mbi 500 vendndodhje në mbarë botën.

More Blogs

header-image
A është fëmija im një gjeni teknologjik?
View blog
header-image
Shkolla Digjitale po formon gjeneratat e ardhshme të vajzave talente në teknologji
View blog
header-image
Digital Parenthood Conference organizohet për herë të parë në Kosovë
View blog
header-image
November Code Fest: Sfida 48 orëshe, një ngjarje frymëzuese e kodimit në Shkollën Digjitale
View blog
header-image
Rritja e dukshme e numrit të vajzave në teknologji
View blog