COMPUTER ARCHITECTURE & OPERATING SYSTEMS
Fëmijët do të eksplorojnë komponentët fizikë të kompjuterëve dhe do të kenë mundësinë të ndërtojnë një kompjuter nga fillimi. Ata gjithashtu do të mësojnë procesin e instalimit të sistemeve operative për të bërë kompjuterin funksional.
right-image
image
CYBERSECURITY
Fëmijët do të mësojnë rreth sigurisë kibernetike dhe rëndësisë së saj. Kur eksplorojnë botën e internetit dhe përdorin pajisjet e lidhura në rrjet, ata do të njihen me rreziqet potenciale dhe strategjitë për të mbrojtur veten nga këto rreziqe. Në këtë mënyrë, ata do të jenë të gatshëm për të naviguar në mënyrë të sigurt në mjedisin digjital dhe për të bërë zgjedhje të informuara rreth shfrytëzimit të teknologjisë.
BUILDING SMART HOMES
Ndërtimi i shtëpive inteligjente është një trend i rritur në teknologjinë moderne. Këto shtëpi përdorin inteligjencën artificiale për të përmirësuar efikasitetin, sigurinë dhe komoditetin e banimit. Në Shkollën Verore, do të shpjegojmë dhe praktikojmë si teknologjitë e inteligjencës artificiale ndikojnë në projektimin dhe funksionimin e shtëpive të tilla, duke adresuar aspekte si automatizimi i dritave dhe shembuj të tjerë.
right-image
image
ONLINE STREAMING
Transmetimet e drejtëpërdrejta kanë ndikuar në industri të shumta duke u ofruar kreatorëve mundësi të mëdha për zgjerim të audiencës. Fëmijët do të përdorin OBS studio për transmetim live në Twitch dhe YouTube dhe do të njihen nga afër me profesionistë të kësaj fushe.
2D/3D GAME DEVELOPMENT
Zhvillimi i lojërave në 2D dhe 3D është një tjetër fushë e rëndesishme në botën e teknologjisë së informacionit. Në shkollën verore, do të hulumtojmë proceset dhe teknologjitë e përdorura për të krijuar lojëra argëtuese. Fëmijët do të krijojnë lojëra në 2D dhe 3D duke përdorur teknika të ndryshme që ndihmojnë në zhvillimin e kreativitetit përmes kodimit me blloqe.
right-image
image
3D DESIGN & AUGUMENTED REALITY
Dizajni në 3D dhe realiteti i zgjeruar janë dy fusha që po transformojnë mënyrën sesi ne perceptojmë dhe përdorim teknologjinë. Në shkollën verore, do të hulumtojmë teknikat dhe aplikimet e tyre në krijimin e përvojave të pasur. Nga dizajni i objekteve në 3D deri te krijimi i përvojave të pasur me informacion nëpërmjet realitetit të zgjeruar, do të zbulojmë se si këto teknologji mund të përdoren për të krijuar përvoja të reja dhe të ndryshme për përdoruesit.
ENTREPRENEURSHIP
Ndërmarrësia konsiderohet një nga temat më të rëndësishme për fëmijët dhe të ardhmen e tyre në karrierë. Shumë nxënës, pas përfundimit të Shkollës Digjitale, kanë hapur kompanitë e tyre. Prandaj, në Shkollën Verore, fëmijët do të mësojnë rreth informatave kryesore lidhur me biznesin në moshë të re, duke përfshirë udhëheqjen dhe menaxhimin e tyre. Kjo do t'i ndihmojë ata të zhvillojnë aftësitë dhe vullnetin për të shprehur kreativitetin e tyre dhe për të krijuar inovacione të reja në botën e biznesit.
right-image