Shkolla Digjitale përveç mësimit të përditshëm rreth programimit, theks të veçantë i jep mësimeve rreth edukatës digjitale, punës ekipore, lidershipit, hulumtimeve dhe njohurive të përgjithshme rreth trendeve më të fundit teknologjike.

Gjatë pushimit pranveror, Shkolla Digjitale organizon kampin Natyrë dhe Robotikë e cila mbahet në Villën Rudi në Bogë/Rugovë.

Gjatë Kampit katër ditor, fëmijët kanë mundësinë të marrin pjesë në punëtoritë e organizuara nga stafi profesional i instruktorëve të Shkollës Digjitale ku do të ofrohen mësime rreth robotikës dhe elektronikës përmes tekonologjive më të fundit në tregun global si Lego EV3, Little Bits dhe Arduino. Gjatë tri ditëve fëmijët do të marrin pjesë në ligjerata si dhe do të realizojnë punë praktike në grup me qëllim ndërtimin e robotëve dhe prototipeve elektronike.

Përveç punëtorive, fëmijët do të marrin pjesë në aktivitete të përditshme si ecjet dhe lojërat e organizuara në natyrë dhe ndjekja e filmave dhe debateve rreth teknologjisë.

Agjenda Ditore

8:00 – 09:00 – Mëngjesi
09:00 – 12:00 – Punëtoria e robotikës

  • Ligjeratë dhe demonstrim i komponentëve të robotikës
  • Shpjegim i metodologjisë së ndërtimit të robotëve
  • Ligjerim rreth gjuhës programuese për programimin e robotëve
  • Punë në grup në ndërtimin dhe programimin e robotëve

12:00 – 14:00 – Aktivitete në natyrë

  • Ecje e organizuar në natyrë
  • Lojëra rekreative me qëllim të shpjegimit të rëndësisë të punës ekipore dhe lidershipit

14:00 – 15:00 – Dreka
15:00 – 18:00 – Punëtoria e elektronikës

  • Ligjeratë dhe demonstrim i komponentëve të elektronikës
  • Shpjegim i metodologjise së ndërtimit të prototipeve
  • Punë në grup për ndërtimin e produktit prototip dhe lidhjes elektronike të tij.

18:00 – 19:00 – Pushim
19:00 – 20:00 – Darka
20:00 – 22:00 – Film dhe debat teknologjik

Kampi do të organizohet në dy grupe. Secili grup do të përbëhet nga maksimum 30 fëmijë dhe stafi profesional i Shkollës Digjitale. Transporti do të organizohet nga autobusë të kontraktuar nga Shkolla Digjitale.

Fëmijët do të akomodohen për tri netë qëndrimi në Hotel Rudi në Bogë. Gjatë tri ditëve ata do të kenë nga tri shujta ditore të ushqimit.

Villa Rudi ka traditë shumë vjeçare në akomodimin e grupeve të organizuara të fëmijëve nga shkolla të ndryshme nga gjithë Kosova. Villa Rudi ofron kushtet optimale, ushqim, ngrohje, siguri dhe pastërti të nivelit më të lartë.

Rezervimi i Vendit

Vendet për Spring Camp janë të limituara në maksimum 30 veta për grup te moshës 12 – 18 vjeç. Për këtë arsye rezervimi i vendit është i domosdoshëm! Rezervimi i vendit bëhet duke aplikuar online përmes formes më poshtë dhe pasi që të verifikohet regjistrimi, duhet të bëhet pagesa në administratë të shkollës. Pagesa mund të bëhet në dy kiste. Vetëm përmes pagesës vendi rezervohet.

Cmimi:

Pagesa për spring camp është: 170 EUR

Në cmim përfshihen:

  • 24 orë mësim dhe punëtori intenzive
  • Shpenzimet e transportit
  • Fjetja dhe 3 racione të ushqimit
  • Certifikimi nga Shkolla Digjitale si Junior Inventor

Regjistrohu tani permes formes me poshte:

Emri *

Mbiemri*

Numri kontaktues *

Email Adresa *

Grupi qe preferoni*