image
MËSIMI I PROGRAMIMIT FIZIKISHT NË KLASA
Mësimi fizikisht organizohet me intenzitet 2 herë në javë me nga 1 orë e gjysmë akademike, ose vetëm të premteve nga 2 orë akademike, duke zgjedhur orarin që ju përshtatet më së shumti. Nxënësit kanë kushte të përshtatshme për mësim ku secilit i dedikohet kompjuteri dhe hapësira personale.

Nën udhëheqjen e instuktorëve ata punojnë në mënyrë praktike duke aplikuar të gjitha njohuritë e nxëna, në hapsirat e Shkolles Digjitale e cila plotëson të gjitha kushtet e nevojshme me teknologjitë më të reja. Me anën e projekteve dhe vlerësimit sistematik nxënësit kalojnë nga një nivel në tjetrin, duke u pajisur me me çertifikata të akredituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.
MËSIMI I PROGRAMIMIT ONLINE NGA SHTËPIA
Mësimi online organizohet me intenzitetin e njejtë si ai fizikisht, poashtu me mundësi të zgjedhjes së orarit më të përshtatshëm. Mësimi zhvillohet përmes platformes Sistemit të Menaxhimit të Mësimit (Learning Management System - LMS) të krijuar nga Shkolla Digjitale për nevojat specifike të nxënësve të saj. Secili nxënës ka një llogari private në platformën e Shkollës, ku përmes saj ndjekë mësimin online nën ligjërimin e instruktorit live.

Mësimi online ka rezultuar të jetë produktiv në nivelin e njejtë me mësimin fizik, përparësi kjo e cila mundëson që kursi i programimit të ndjeket kudo që fëmijët ndodhen. Platforma online mundëson eksperiencën e klasës fizike ku nxënësi ka hapësirën e dedikuar per dorëzimin e projekteve, komunikimin me instruktorin, komunikimin me shokët dhe shoqet e klasës si dhe mundësinë e pjesëmarrjes nëpër sfida/kuize të ndryshme.
right-image
image
EKIPI I KUALITETIT
Me qëllim që mësimi të jetë sa më efektiv dhe kualitativ, ekipi i kualitetit monitoron secilin grup gjatë mësimit fizikisht apo online duke vlerësuar projektet e nxënësve në llogarinë e tyre në platformën LMS, kështu duke siguruar që projektet plotësojnë kriteret e caktuara në bazë të niveleve përkatëse.

Nxënësit të cilët nuk përmbushin kriteret e caktuara nga Shkolla Digjitale, rekomandohen të përsërisin projektet ose nivelin gjithnjë duke u konsultuar edhe me prindërit e tyre.

PLANPROGRAMI PËR GRUPMOSHAT

8-11 VJEÇ

  • icon
    Përmbajtja: Mësimi i logjikës dhe koncepteve bazë të programimit
  • icon
    Periudha: Shtator - Korrik (10 muaj/vit akademik)
  • icon
    Intenziteti: 3 orë akademike në javë
  • icon
    Grupi: 8-16 nxënës
  • icon
    Metoda: Online ose Fizikisht

PLANPROGRAMI PËR GRUPMOSHAT

12-15 VJEÇ

  • icon
    Përmbajtja: Bazat e zhvillimit të aplikacioneve në web dhe mobile
  • icon
    Periudha: Shtator - Korrik (10 muaj/vit akademik)
  • icon
    Intenziteti: 3 orë akademike në javë
  • icon
    Grupi: 8-16 nxënës
  • icon
    Metoda: Online ose Fizikisht

PLANPROGRAMI PËR GRUPMOSHAT

16-18 VJEÇ

  • icon
    Përmbajtja: Zhvillimi i Aplikacioneve në Web dhe Mobile
  • icon
    Periudha: Shtator - Korrik (10 muaj/vit akademik)
  • icon
    Intenziteti: 3 orë akademike në javë
  • icon
    Grupi: 8-16 nxënës
  • icon
    Metoda: Online ose Fizikisht