img img img
header-image

Blog 20 Sep 2021

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 5 min to read

Intervista me instruktorën Liburna Mehmeti

Dikur nxënëse, sot instruktore në kursin e programimit

Liburna Mehmeti, qysh në moshën 13 vjeçare, iu bashkua grupit të bashkëmoshatarëve të saj në ‘kursin e kompjuterëve’ për të mësuar më shumë rreth botës së teknologjisë.
"Në Shkollën Digjitale jam regjistruar para gjashtë (6) viteve dhe të them të drejtën atëherë nuk kemi ditur se çfarë është programimi, pra kursin e kemi quajtur ‘kurs të kompjuterëve’. Në Shkollën Digjitale unë kam kuptuar se çfarë është programimi dhe çfarë mund të bëjmë më konkretisht me programim."

blog-image

Gjashtë (6) vite në rrugëtimin e programeres, çfarë të shtyu të vazhdosh mësimin e programimit pa ndërprerje?
"Në fillim kam hezituar pak sepse ka qenë diçka shumë e re për neve si shoqëri, por edhe për mua si individ. Arsyeja kryesore që më ka inkurajuar për të vazhduar është sepse këtu kemi qenë në një ambient shumë të mirë, të qetë, ku përveç programimit ne kemi biseduar edhe tema të ndryshme, diçka që na ka zhvilluar si persona dhe na ka ndihmuar në moshën tonë të adoleshencës. Po ashtu, edhe bashkëpunimi me instruktorët e Shkollës më ka ndihmuar që të ndjehem sa më komod prandaj edhe sot e mbaj në mend veten kur kam filluar si fëmijë dhe shoh deri ku kam arritur sot."

Mosha ideale për të krijuar aplikacione atraktive dhe moderne me kohën. Na trego cilin ndër aplikacionet e tua të para e veçon më së shumti?
"Mes shumë projekteve që kam zhvilluar gjatë kësaj kohe, pa dyshim se një ndër momentet e mia që e kujtoj me shumë krenari është aplikacioni ‘Trashëgimia Kulturore’. Ky aplikacion është shpallur fitues në ICT Awards në kategorinë Rising Star. Jam krenare për këtë aplikacion sepse është zhvilluar nga një ekipë e mrekullueshme e nxënësve, me ndihmën e Darsejit - Themeluesit të Shkollës Digjtiale. Moment edhe më krenar ka qenë kur kemi kuptuar së ky projekt ka inkuadruar edhe fëmijët e SOS Fshatit për të qenë pjesë e kursit të programimit."

blog-image

Si një ndër industritë më fitimprurëse, sigurisht ke pasur edhe oferta pune në industrinë e programimit apo në ndonjë projekt apo jo?
"Për shkak të eksperiencës dhe gjithë këtyre viteve në Shkollën Digjitale që ne si nxënës kemi mësuar përveç bazave të programimit, ne kemi arritur të gjithë së bashku të zhvillohemi deri në një nivel të avancuar. Sigurisht secili prej neve kemi pas oferta të ndryshme për punë, apo për tu bashku në ndonjë projekt. Edhe unë kam pranuar oferta të tilla, mirëpo kam zgjedhë për me u bashku me një ekipë më të madhe, ku unë ndihem shumë më e lirë, edhe kam pas dëshirë që të njëjtën ndjenjë që e kam pas unë brenda Shkollës Digjitale si nxënëse, ta përcjell tek nxënësit tjerë, pra të ndaj njohuritë e mia me të tjerët. Për shkak të zhvillimit të tregut të punës në këtë fushë, mundësia për punësim është mjaft e madhe."

Pjesëmarrja jote në evente të shumta nuk ka munguar, si një nxënëse e dalluar dhe e përkushtuar
"Në mesin e shumë ngjarjeve dhe organizimeve që ja vlen të ceken, ICT Awards është një event i veçantë në të cilin kam marrë pjesë, pastaj konferenca Girls in ICT dhe pa dyshim Hackathons, eventet brenda Shkolles Digjitale pas përfundimit të projekteve personale dhe grupore. "

blog-image

Përfitimet nga mësimi i programimit?
"Përveç që kemi mësuar gjuhë programuese të ndryshme dhe logjikën e programimit, ne po ashtu kemi fituar pikëpamje të tjera jo veç në programim, por edhe në gjithçka tjetër sepse kemi menduar në perspektivë më ndryshe. Unë si person, kur kam filluar kam qenë person i mbyllur, dhe me kalimin e kohës kam fituar vetëbesim sepse secili instruktor ka japur maksimumin që secili nxënës të jetë i përfshirë në orë, dhe ne aty kemi gjetur hapësirën për të treguar anën tonë më të mirë."

Pas gjithë këtyre sukseseve, në çfarë je e angazhuar aktualisht?
"Unë jam në vitin e dytë në fakultet, në drejtimin Shkenca Kompjuterike dhe Shkolla Digjitale më ka ofruar mundësinë dhe më ka besuar punën që të ligjëroj si instruktore e programimit. Me shumë entuziazëm, po pres të ndaj eksperiencën time bashkë me nxënësit e rinj, sepse nga perspektiva e nxënëses në instruktore është kënaqësi për mua të përcjell njohurinë dhe energjinë time tek gjeneratat e Shkollës Digjitale."

blog-image

Sa është e përgatitur Liburna për të ligjëruar programim?
"Përveç se kam ndihmuar të tjerët gjatë orëve mësimore, unë kam qenë edhe asistente e instruktorëve në Shkollën Verore përgjatë dy (2) muajve, e cila organizohet çdo vit në Shkollën Digjitale. Ata dy muaj kanë shkuar shumë shpejt dhe tani ndjehem shumë me fat që më është dhënë mundësia të ligjëroj si instruktore për kohë më të gjatë. "

Nga nxënëse, në instruktore e programimit... Si ndihesh?
"Nëse e mendoj kohën kur unë kam filluar nga zero dhe nuk e kam ditur se çka mund të bëj si programere, në moshën trembëdhjetë (13) vjeçare, profesionet e Teknologjisë Informative (IT) janë konsideruar si profesione për djem. Kjo më ka penguar pak sepse edhe ne vajzat kemi kapacitetin e njejtë për të mësuar dhe të arritur diçka. Nëse e shoh rrugëtimin tim prej para gjashtë (6) viteve deri tash, mund të them se ka qenë sfidues, mirëpo ky rrugëtim bëhet më i lehte kur ke njerëz përreth me të cilët bashkëpunon vazhdimisht. "

blog-image

Këshilla e Liburnes për të gjithë bashkëmoshatarët e saj?
"Për të gjithë bashkëmoshatarët e mi, të cilët kanë dëshirë të fillojnë të programojnë edhe ata të cilët kanë frikë për të filluar, e kisha ndërlidhur me një shembull aktual, periudhën pandemike në të cilën ne po ndodhemi. Edhe nëse në të ardhmen studion një profesion tjetër, njohuria bazike rreth teknologjisë do të jetë diçka e nevojshme për secilin. Por, është edhe më mirë nëse thelloheni në mësimin e programimit sepse tregu i punës në këtë fushë po zhvillohet vazhdimisht. "

Pra, ku e sheh vetën në karrierën tënde?
"Në të ardhmen e afërt, e shoh vetën në specializimin e fushës së programimit dhe gjatë rrugëtimit tim shpresoj që të kem bashkëpunim me stafin e Shkollës Digjitale, në projekte të mëdha dhe gjithmonë me gjeneratat e mrekullueshme që do të vijnë çdo vit dhe bashkë t’i gëzojmë sukseset e atyre që arrijnë deri në përfundim të nivelit të avancuar, si instruktorë apo pjesë e stafit."

Mësimi i programimit ka benefite të shumta tek fëmijët sepse i mëson ata të mendojnë në mënyrë logjike, të mësojnë zgjidhjen e problemeve, të krijojnë shprehinë e punës, të shprehin kreativitetin si dhe tësocializohen me komunitetin e programerëve nga e gjithë bota.

Regjistrohu tani në kursin më atraktiv të epokës digjitale.

blog-image

Apliko tani dhe bëhu kampion.

More Blogs

header-image
Denisi 16 vjeçar, sot drejton kompaninë e tij
View blog
header-image
Rritja e dukshme e numrit të vajzave në teknologji
View blog
header-image
Drejtuesja e Shkollës Digjitale, Hana Qerimi pjesë e delegacionit të Presidentes Osmani në Web Summit
View blog
header-image
Studim rreth përdorimit të teknologjisë nga fëmijët
View blog
header-image
Dion Osmani
View blog