GARA MË E MADHE E KODIMIT PËR MOSHAT 7-15 VJEÇ
Çdo vit, ne organizojmë November Code Fest ku të gjithë nxënësit tanë nga Kosova garojnë me projektet e tyre teknologjike të realizura gjatë mësimit në Shkollën Digjitale. Shumë shpejt, do të kemi mundësinë të realizojmë garën internacionale edhe me nxënësit tanë në Slloveni, Gjermani, Maqedoni dhe Bosnie e Hercegovinë.
Në këtë garë, prezantohen projektet e nxënësve në këto kategori: zhvillim të lojërave kompjuterike 2D dhe 3D, zhvillim të aplikacioneve mobile dhe zhvillim të webfaqeve. Shkolla Digjitale, përmes nismës së saj vullnetare, ka për qëllim vetëdijësimin e vazhdueshëm të rinisë lidhur me rëndësinë e mësimit të teknonologjisë.