image
AKTIVITETE TË NDRYSHME REKREACIONALE

Gjatë pushimeve pranverore, një grup prej 30 fëmijëve dërgohen në Rugovë dhe kanë punëtori ditore rreth robotikës dhe elektronikës. Gjatë Kampit katër ditor, fëmijët kanë mundësinë të marrin pjesë në punëtoritë e organizuara nga stafi profesional i instruktorëve të Shkollës Digjitale ku do të ofrohen mësime rreth teknikave më të reja të shkathtësive të ndërmarrësisë për moshat e reja.

Gjatë tri ditëve fëmijët do të marrin pjesë në ligjerata si dhe do të realizojnë punë praktike në grup me qëllim përgaditjen sa më të mirë të shkathtësive ndërmarrëse në teknologji. Përveç punëtorive, fëmijët do të marrin pjesë në aktivitete të përditshme si ecjet dhe lojërat e organizuara në natyrë dhe ndjekja e filmave rreth teknologjisë dhe debateve rreth programimit.