Spring Camp

Home/Spring Camp

Shkolla Digjitale përveç mësimit të përditshëm rreth programimit, theks të veçantë i jep mësimeve rreth edukatës digjitale, punës ekipore, lidershipit, hulumtimeve dhe njohurive të përgjithshme rreth trendeve më të fundit teknologjike.

Gjatë pushimit pranveror, Shkolla Digjitale organizon kampin Technology & Business e cila mbahet në Rudi Alphouse në Bogë/Rugovë.

Gjatë Kampit katër ditor, fëmijët kanë mundësinë të marrin pjesë në punëtoritë e organizuara nga stafi profesional i instruktorëve të Shkollës Digjitale ku do të ofrohen mësime rreth teknikave më të reja të shkathtësive të ndërmarrësisë për moshat e reja.

Gjatë tri ditëve fëmijët do të marrin pjesë në ligjerata si dhe do të realizojnë punë praktike në grup me qëllim përgaditjen sa më të mirë të shkathtësive ndërmarrëse në teknologji.

Përveç punëtorive, fëmijët do të marrin pjesë në aktivitete të përditshme si ecjet dhe lojërat e organizuara në natyrë dhe ndjekja e filmave dhe debateve rreth teknologjisë.

Agjenda Ditore

8:00 – 09:00 – Mëngjesi
09:00 – 12:00 – Orët mësimore

  • Ligjeratë rreth iniciativës globale për ndërmarrësit e rinjë
  • Shpjegim rreth rëndësisë të shkathtësive në biznes nga mosha e re
  • Video Prezantime motivuese “Ndërmarrësit e rinj në botë dhe sukseset e tyre”
  • Ligjeratë se qka është projekti dhe cilat janë komponentet e tij
  • Teknikat e dokumentimit të planit të projektit
  • Si të krijojmë një prezantim në Power Point
  • Si të krijojmë një plan të punës
  • Qfarë është “pitching” dhe cilat janë teknikat e prezentimit

12:00 – 14:00 – Aktivitete në natyrë

  • Ecje e organizuar në natyrë
  • Lojëra rekreative me qëllim të shpjegimit të rëndësisë të punës ekipore dhe lidershipit

14:00 – 15:00 – Dreka
15:00 – 18:00 – Punëtoritë në grupe

  • Identifikimi i idesë për realizimin e një projekti
  • Dokumentimi i projektit dhe planit të punës
  • Krijimi i prezantimit në Power Point
  • Pregatitja për prezantimin e projektit
  • Prezantimi i ideve grupore para instruktoreve
  • Debat në grup për projektet e prezantuara.

18:00 – 19:00 – Pushim
19:00 – 20:00 – Darka
20:00 – 22:00 – Film dhe debat teknologjik

Grupi i nxënësve përbëhet nga maksimum 30 fëmijë dhe stafi profesional i Shkollës Digjitale. Transporti do të organizohet nga autobusë të kontraktuar nga Shkolla Digjitale.

Fëmijët do të akomodohen për tri netë qëndrimi në Rudi AlpHouse në Bogë. Gjatë tri ditëve ata do të kenë nga tri shujta ditore të ushqimit.

Rudi AlpHouse ka traditë shumë vjeçare në akomodimin e grupeve të organizuara të fëmijëve nga shkolla të ndryshme nga gjithë Kosova. Rudi AlpHouse ofron kushte optimale, ushqim tradicional, ngrohje, siguri dhe pastërti të nivelit më të lartë.

Rezervimi i Vendit

Vendet për Spring Camp janë të limituara në maksimum 30 veta për grup te moshës 11 – 18 vjeç. Për këtë arsye rezervimi i vendit është i domosdoshëm! Rezervimi i vendit bëhet duke aplikuar online përmes formes më poshtë dhe pasi që të verifikohet regjistrimi, duhet të bëhet pagesa në administratë të shkollës. Pagesa mund të bëhet në dy kiste. Vetëm përmes pagesës vendi rezervohet.

Afati i fundit për Aplikim – 30 Mars 2018

Pagesa për spring camp është: 170 EUR

Në çmim përfshihen:

  • 24 orë mësim dhe punëtori intenzive
  • Shpenzimet e transportit
  • Fjetja dhe 3 racione të ushqimit
  • Certifikimi nga Shkolla Digjitale si Junior Entrepreneur

Regjistrohu tani permes formes me poshte:

Emri *

Mbiemri*

Numri kontaktues *

Email Adresa *

Grupi