Kushtet e Përgjithshme

Këto Kushte të Përgjithshme janë të vlefshme për faqen e internetit të Shkollës Digjitale https://shkolladigjitale.com/ dhe për vizitorët e saj në këtë uebfaqe (referuar tani e tutje “Përdorues”). Përdorimi i Uebfaqes nënkupton që Përdoruesi pranon plotësisht të gjitha Kushtet e Përgjithshme të Uebfaqes dhe Rregulloren e Privatësisë dhe Sigurisë së të Dhënave. Shkolla Digjitale ruan të drejtën, kurdo që është e nevojshme, të ndryshojë Kushtet e Përgjithshme të Uebfaqes, Rregulloren e Privatësisë dhe Sigurisë së të Dhënave, si dhe çdo kusht, rregullore, udhëzim ose paralajmërim tjetër.

Përmes kësaj uebfaqeje, Shkolla Digjitale ofron lidhje të veçanta me materiale të ndryshme, informacione dhe të dhëna të bëra të qasshme për Përdoruesin. Shkolla Digjitale do të ketë të drejtën të ndryshojë prezantimin, paraqitjen dhe vendndodhjen e Uebfaqes, si dhe Përmbajtjen dhe Kushtet, në çdo kohë.

Përdorimi i Uebfaqes është falas dhe nën përgjegjësinë e vetme të përdoruesit. Duke hyrë në uebfaqe, dhe faqet e tjera të lidhura, përfshirë por pa u kufizuar në faqet e mediave sociale, ju pranoni të gjitha Kushtet e Uebfaqes në fuqi, çdo herë që Përdoruesi qaset në Uebfaqe.

Shkolla Digjitale ruan të drejtën e pakushtëzuar për të mbyllur uebfaqen, për të ndryshuar domenin, për të pezulluar, ndërprerë ose pushuar së funksionuari uebfaqen pa asnjë obligim apo përgjegjësi ndaj vizitorëve të saj dhe palëve të tjera të treta.

Shkolla Digjitale nuk bën përfaqësime për vazhdimësinë, saktësinë dhe besueshmërinë e informacionit të paraqitur në uebfaqe. Përmbajtja e uebfaqes është vetëm për qëllime informacioni dhe nuk mund të përdoret nga asnjë palë për t’u bazuar  për qëllime të tjera.

 

Informacion për Përdoruesit

Përdoruesi vërteton dhe pranon që qasja në Uebfaqe dhe/ose Përmbajtje është falas dhe nën përgjegjësinë e tyre të vetme. Përdoruesi bie dakord të përdorë ligjërisht dhe në mënyrë të përshtatshme këtë Uebfaqe dhe materialet e tij, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Përdoruesi duhet të shmangë:

  • Përdorimin e paautorizuar të uebfaqes dhe përpjekjen për të hyrë në zonat e kufizuara të kësaj Uebfaqeje, pa respektuar kushtet e kërkuara për një qasje të tillë;
  • Përdorimin e Uebfaqes dhe/ose Përmbajtjes së tij për qëllime jolegjitime ose të paligjshme, në kundërshtim me kushtet e përcaktuara në këto Kushte të Përgjithshme, shkaktimin e dëmit të strukturave fizike ose logjike të Shkollës Digjitale, duke shpërndarë viruse në rrjete ose ndonjë sistem fizik ose regjistër;
  • Printmin, kopjimin, transmetimin, lejimin e qasjes në publik përmes çdo forme të medias, modifikimin ose përmirësimn e përmbajtjes, përveç rasteve kur mbajtësi i të drejtave të tilla ose përfaqësuesi i tij ligjor autorizon Konsumatorin ta bëjë këtë;
  • Mos respektimin e të drejtave të pronësisë industriale ose intelektuale të materialeve të prodhuara nga Shkolla Digjitale, përpjekjen për të marrë Materialin me mjete ose procedura të ndryshme nga ato mjete ose procedura të vëna në dispozicion.

 

Lidhjet e veçanta      

Përdoruesit që dëshirojnë të lidhen në ose përmes uebfaqes së Shkollës Digjitale do të marrin autorizim paraprak nga Shkolla Digjitale dhe do t’i nënshtrohen respektimit të detyrimeve të mëposhtme:

  • lidhja do të sigurojë qasje ekskluzive në uebfaqe, çdo riprodhim do të ndalohet;
  • asnjë lidhje me faqe të tjera përveç faqes fillestare të uebfaqes së Shkollës Digjitale.

 

Cookies në uebfaqe

Cookies instalohen përmes uebfaqes dhe transferohen në pajisjen tuaj për të mundësuar që sistemet të njohin pajisjen tuaj dhe të ofrojnë tipare të personalizuara. Shkolla Digjitale lejon dhe përdor cookie të faqeve të internetit për të personalizuar dhe maksimizuar përvojën e palëve të treta në uebfaqen të Shkollës Digjitale. Përdoruesit mund të çaktivizojnë cookie-t në shfletuesit e tyre duke mos lejuar që shfletuesit të pranojnë cookie-t e reja, dhe që uebfaqja t’i njoftojë  përdoruesit për cookies dhe t’i çaktivizojë ato .

 

Markat tregtare dhe të drejtat e autorit     

Të gjitha palët dhe përdoruesit që hyjnë në uebfaqen e Shkollës Digjitale dhe faqe të tjera të lidhura, njohin dhe pranojnë të drejtat e pronësisë industriale dhe intelektuale të Shkollës Digjitale. E gjithë prona intelektuale dhe të drejtat e lidhura me materialet, duke përfshirë por pa u kufizuar në markat, logot, emrat tregtarë, tekstin, imazhet, bisedat, audio dhe video, bazën e të dhënave, programet kompjuterike, mbahen nga Shkolla Digjitale dhe janë nën pronësinë ekskluzive të Shkollës Digjitale.

Qasja në uebfaqen dhe format tjera të komunikimit me Shkollën Digjitale, në asnjë rrethanë, nuk garanton heqje dore, vazhdimësi, licencë ose caktim të ndonjë të drejte në lidhje me materiale të tilla.

Materiali dhe përmbajtja e vënë në dispozicion ose e zhvilluar nga Shkolla Digjitale, duke përfshirë por pa u kufizuar në tekstin, grafikën, logot, ikonat e butonave, imazhet, tabelat, smartartin, klipet zanore, përpilimin e të dhënave, është pronë e Shkollës Digjitale dhe mbrohet nga Kosova, BE, dhe ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Gjithashtu, një përmbledhje e këtyre përmbajtjeve ose produkteve derivate është pronë ekskluzive e Shkollës Digjitale dhe e mbrojtur nga Kosova dhe ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit.

Për më tepër, emri tregtar Shkolla Digjitale, logoja, grafika, ikonat, fotografitë dhe emrat e shërbimeve të ndërlidhura të zhvilluara ose të vëna në dispozicion përmes Shkollës Digjitale janë marka tregtare të Shkollës Digjitale. Markat tregtare të Shkollës Digjitale nuk mund të përdoren nga palë të treta pa pëlqimin paraprak me shkrim të Shkollës Digjitale, dhe palët e treta nuk mund të lidhin marka të tilla tregtare me shërbimet që nuk janë të Shkollës Digjitale.

Markat tregtare të vëna në dispozicion nga Shkolla Digjitale përmes faqes së saj të internetit, mediave sociale dhe mediave në përgjithësi, të cilat nuk janë zhvilluar nga ose nuk janë në pronësi të Shkollës Digjitale, janë pronë e pronarëve të tyre përkatës dhe vihen në dispozicion nga Shkolla Digjitale përmes marrëveshjeve ligjore specifike.

Përdoruesi pajtohet dhe njeh që të gjitha markat tregtare dhe të drejtat e pronësisë intelektuale në Përmbajtje dhe/ose çdo gjë tjetër e përdorur në Uebfaqen e Shkollës Digjitale. Hyrja në Uebfaqe në asnjë rrethanë nuk garanton heqje dorë, transferim, autorizim ose caktim të pjesshëm ose të plotë të të drejtave të tilla, përveç rasteve kur jepet shprehimisht ndryshe.

Përdorimi, dyfishimi, komunikimi dhe/ose shpërndarja e elementeve të tilla për qëllime përfitimi ose komerciale është rreptësisht e ndaluar, siç është çdo ndryshim ose fragmentim i tyre. Leja paraprake e mbajtësit të këtyre të drejtave do të kërkohet me shkrim për çdo përdorim tjetër nga ai i lejuar në mënyrë specifike. Nëse ligjet e tilla shkelen, Shkolla Digjitale do të ngrejë procedura ligjore kundër autoriteteve kompetente për shkelje të të drejtave të markës tregtare dhe pronësisë intelektuale.

 

ANKESAT

Nëse ndonjë palë e tretë beson se Shkolla Digjitale në çfarëdo mënyre ka shkelur pronësinë e tyre intelektuale ose ka kryer ndonjë shkelje të të dhënave, duhet të kontaktojë menjëherë Shkollën Digjitale dhe t’i njoftojë ata për pretendimet e tyre, përmes emailit [email protected] ose përmes telefonit të listuar në uebfaqe.

 

E DREJTA E ZBATUESHME DHE JURIDIKSIONI

Informacioni i përfshirë në uebfaqen e Shkollës Digjitale dhe Kushtet e Përgjithshme të Uebfaqes rregullohen nga ligji në fuqi i Republikës së Kosovës, me juridiksion ekskluziv të Gjykatave në Prishtinë, Republika e Kosovës.

 

RREGULLORJA E PRIVATËSISË DHE SIGURISË SË TË DHËNAVE      

Rregullorja e Privatësisë dhe Sigurisë së të Dhënave të Shkollës Digjitale sigurojnë që të dhënat e marra nga palët e interesuara me qëllim të ofrimit të shërbimeve, do të mbeten nën kontrollin e vetëm të Shkollës Digjitale dhe plotësisht të sigurta. Misioni ynë është t’iu përgjigjemi dhe t’i kontaktojmë palët e interesuara për shërbimet që Shkolla Digjitale ofron.

Shkolla Digjitale në formën e kontaktit e cila është pjesë përbërëse e uebfaqes do të mbledhë të dhënat siç gjenden më poshtë.

  • emri dhe mbiemri
  • numri i telefonit dhe email adresa
  • mosha
  • qyteti ku jetoni

Të dhënat e mbledhura do të përdoren nga Shkolla Digjitale për qëllime kontaktimi dhe informimi për të cilat të dhënat përdoren vetëm nga stafi ynë.

Shkolla Digjitale kupton domethënien më të rëndësishme të vlerës së të dhënave të prindërve dhe studentëve/nxënësve dhe zbaton të gjitha masat për të ofruar sigurinë dhe mos kompromentimin e të dhënave të tilla, duke qenë plotësisht në përputhje me standardet ligjore. Në këtë drejtim, Shkolla Digjitale zbaton masa të rrepta sigurie për të dhënat e mbledhura fizikisht dhe online, duke siguruar që të dhënat të mos komprometohen nga asnjë veprim ose mosveprim nga ana jonë.

Informacioni i mbledhur është një pjesë e rëndësishme e punës sonë, dhe ruajtja e informacionit të tillë me standardet më të larta të sigurisë është një nga shtyllat e punës sonë. Ngjashëm me sigurinë e të dhënave, me të njëjtat standarde të larta, Shkolla Digjitale siguron që informacioni i dhënë të përpunohet me saktësi, efikasitet dhe konfidencialitet.

Shkolla Digjitale mban protokoll të rreptë të sigurisë së të dhënave për të gjitha të dhënat, duke përfshirë por pa u kufizuar në:

  • Qasjen e kontrolluar në të gjitha ndërtesat dhe verifikimi i të gjitha hyrjeve në ndërtesë
  • Qasjen e kufizuar në të dhëna për punonjësit e para-identifikuar të Shkollës Digjitale, të gjithë të trajnuar plotësisht dhe nën përgjegjësinë ligjore për ruajtjen dhe mbrojtjen e të gjitha të dhënave;
  • Qasjen e mbrojtur me fjalëkalim në operacionet e rrjetit dhe qasje e kufizuar në funksionimin e rrjetit te menaxherët e paracaktuar;
  • Transferimin e sigurtë të të gjitha të dhënave dhe qasjen e kufizuar në të dhëna të tilla vetëm te menaxherët e paracaktuar;
  • Sistem të avancuar të monitorimit nga mbikëqyrësit e punës së stafit.

Shkolla Digjitale mirëmban po ashtu një protokoll të rreptë të sigurisë së të dhënave të rrjetit për të gjitha të dhënat, duke përfshirë por pa u kufizuar në masat si:

  • Rezervimi i rregullt i të dhënave dhe ruajtja në një objekt të jashtëm të sigurt, të papërshkueshëm nga zjarri;
  • Mbrojtja e rrjetit lokal me fireëall;
  • Pajisjet e punës të mbrojtura me fjalëkalim;
  • Fjalëkalime të koduara;
  • Instalimi i sistemeve të zbulimit të ndërhyrjeve në rrjet.

Çdo punonjës është i trajnuar në protokollet e sigurisë dhe merr përsipër përgjegjësi të rreptë ligjore për të gjitha aspektet e sigurisë së të dhënave dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

Prandaj, të dhënat e grumbulluara janë plotësisht të mbrojtura dhe mund të përqëndrohen në punën e tyre kryesore, derisa merrni shërbime të besueshme nga Shkolla Digjitale, duke qenë të sigurt për integritetin e të dhënave.

Mbledhja e të dhënave personale në uebfaqe, përpunimi dhe ruajtja e të dhënave të tilla personale do të trajtohen në përputhje me kornizën ligjore në fuqi të Republikës së Kosovës. Me përfshirjen e të dhënave personale në format e Uebfaqeve, nën lejen e përdoruesit, Përdoruesi njeh dhe pranon përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave të tilla personale për qëllimet e lejuara me ligj.

Përpunimi për qëllimet e përmendura më sipër do të kryhet gjithmonë me pëlqimin paraprak të Përdoruesit. Në mënyrë të ngjashme, në rast se Konsumatori tërheq pëlqimin e tij për çdo përpunim, ligjshmëria e përpunimit të kryer më parë nuk do të preket.