img img img
header-image

Blog 14 Jan 2023

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 2 min

ChatGPT, chatboti i jashtëzakonshëm i Inteligjencës Artificiale

Inteligjenca Artificiale (AI) tashmë e njohur si një nga teknologjitë më të përfolura të kësaj epoke digjitale, dita ditës është duke bërë ndryshime rrënjësore në jetën e njerëzve, sidomos në industrinë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK).

Kompania OpenAI në San Francisko, ka prezantuar së fundmi robotin më të ri në formë të aplikacionit “ChatGPT”, i cili mund të zhvillojë biseda, të shkruaj tekste të lexueshme sipas kërkesës së përdoruesit dhe të konvertojë tekstin në fotografi. Ky aplikacion është i disponueshëm falas për të gjithë përdoruesit, ku mund të marrin përgjigje të logjikshme dhe të artikuluara nga kombinimi i të gjitha burimeve që gjenden në internet, duke përdorur teknologjinë e Inteligjencës Artificiale.
Demonstrimi i përdorimit të aplikacionit ChatGPT me një shembull:

blog-image

Duke e ditur rëndësinë e kësaj fushe, Shkolla Digjitale që nga themelimi i saj vazhdimisht ka informuar dhe edukuar nxënësit në këtë drejtim, duke i inkurajuar që të zhvillojnë aplikacione të cilat përmbajnë algoritme me AI.

Çdo vit, në planprogramin e Shkollës Verore, përmes kursit të Inteligjencës Artificiale dhe Machine Learning, nxënësit mësojnë konceptet kryesore dhe logjikën se si funksionojnë aplikacionet e ndryshme që i përdorim në jetën reale, të cilat lehtësojnë zgjidhjen e problemeve të ndryshme.

blog-image

Së fundmi, bashkëthemeluesi i Shkollës Digjitale, Darsej Rizaj, ishte pjesë e emisionit “Intervista e Buzhales”, ku është diskutuar për të ardhmen e AI dhe një ndër temat më aktuale të momentit, ChatGPT.

Gjatë intervistës së tij, Darsej ka spjeguar se si funksionon ky aplikacion dhe si parashihet e ardhmja me përdorimin tij.

blog-image

Kliko këtu për të shikuar pjesën e parë (I) të intervistës.
Kliko këtu për të shikuar pjesën e dytë (II) të intervistës.

Pavarësisht opsioneve dhe zgjidhjeve të lehta që i ofron ky aplikacion dhe AI në përgjithësi, logjika e të menduarit kritik dhe aftësia e zgjidhjes së problemeve, zhvillohen më së miri përmes mësimit të programimit kompjuterik i cili konsiderohet si gjuha e së ardhmës.

Bëhu pjesë e komunitetit më të madh të programerëve

More Blogs

header-image
Inspironi vajzat në udhëtimin e tyre në botën e teknologjisë
View blog
header-image
Drejtuesja e Shkollës Digjitale, Hana Qerimi pjesë e delegacionit të Presidentes Osmani në Web Summit
View blog
header-image
Liderët e bizneseve më të mëdha në Zvicër vizitojnë Shkollën Digjitale dhe StarLabs
View blog
header-image
Mesimi i logjikes permes lojes
View blog
header-image
Nga Shkolla Digjitale, drejt ëndrrave të mëdha
View blog