img img img
header-image

Blog 20 Jan 2022

Vlora Gjurka

author-image
🕑 3 min

Kursi online i programimit, i ndjekur nga shumë nxënës

Mundësia për të ndjekur kursin online apo fizikisht

Një përparësi e madhe e Shkollës Digjitale është natyra e veprimtarisë, ku duke pasur parasysh mundësinë për çasje në kurs të programimit nga kudo që ndodhen nxënësit, të mësuarit online vazhdon të jetë njëra nga metodat për mësimdhënie.

Shumë nxënës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe jo vetëm, janë pjesë e kursit të programimit falë mësimit online. Pjesë e këtij komuniteti të madh online janë edhe nxënës të cilët jetojnë në zonat rurale dhe vendet përreth qyteteve të mëdha, duke pasur mundësi të kyçen online kudo që ndodhen.

blog-image

Me kalimim e kohës, është vërejtur se fëmijët kanë zhvilluar vetë - disiplinën e tyre, duke menaxhuar më mirë kohën dhe detyrat e tyre. Po ashtu, ata kanë mundësi më të mira për t’u përqendruar, kështu duke zgjedhur kudo një vend që ju ndihmon të mësojnë.

Nxënësit mund ta rregullojnë ambientin e tyre të të mësuarit duke qenë vetëm në ambient të mësimit ku nuk ka nevojë të shqetësohen për bashkëveprimin me nxënësit tjerë. Me përfundimin e niveleve të kursit të programimit, nxënësit çertifikohen për nivele të caktuara njësoj sikur ndjekin kursin fizikisht.

Benefitet e mësimit online tek nxënësit

blog-image

Për të kuptuar më shumë lidhur me detajet teknike se si të kyçet fëmija juaj në kursin online të Shkollës Digjitale, lexoni më shumë në blogun tonë në linkun më poshtë:

Si funksionon Shkolla Digjitale online.

Funksionimi i Shkollës Digjitale online

Mësimi i programimit ka benefite të shumta tek fëmijët sepse i mëson ata të mendojnë në mënyrë logjike, të mësojnë zgjidhjen e problemeve, të krijojnë shprehinë e punës, të shprehin kreativitetin si dhe të socializohen me komunitetin e programerëve nga e gjithë bota.

Regjistrohu tani në kursin më atraktiv të epokës digjitale.

Regjistrohu këtu

blog-image

More Blogs

header-image
Njihuni me Artin, dikur nxënës sot i punësuar në StarLabs
View blog
header-image
Inspironi vajzat në udhëtimin e tyre në botën e teknologjisë
View blog
header-image
Pse femijes tim i duhet te mesoj programim
View blog
header-image
Rritja e dukshme e numrit të vajzave në teknologji
View blog
header-image
Shkolla Digjitale në Takimin e Parë Biznesor Kosovë-Poloni në Varshavë
View blog