img img img
header-image

Blog 09 Nov 2021

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 5 min to read

Intervista me nxënësen Jona Durguti

Pjesë e botës së programimit qysh nga mosha 8 vjeçare

Lidhur me përshtypjet e saj të para rreth programimit, Jona tha:
Unë kursin e programimit e kam filluar tash e pesë (5) vite, qysh kur isha tetë (8) vjeç. Ky drejtim, për mua në atë kohë ishte pak i ndërlikuar dhe në të njëjtën kohë edhe shumë interesant, i veçantë dhe dinamik.

blog-image

Në mesin e shumë projekteve të zhvilluara ajo veçoi dy projektet e saj më të mira, dhe tregoi benefitet nga kursi i programimit
Dy projektet e zhvilluara të cilat do t’i veçoja janë "Puzzle" dhe "Subsequent". Përmes programimit, unë përveç se kam mësuar se si të programoj, po ashtu kam mësuar zgjidhjen e problemeve logjike dhe zhvillimin e mendimit kritik.

Si programere e ardhme, Jona prezantoi në skenën kryesore të edicionit të dhjetë (10) të Festivalit të Teknologjisë Informtive KosICT. Për më shumë, ajo na tregoi edhe përshtypjet e saja
Ishte hera e parë që morra pjesë në një konferencë të Teknologjisë Informative dhe jam ndjer e privilegjuar me pjesëmarrjen time në KosICT. Para pjesëmarrjes në KosICT, programimin e kam menduar më shumë si një hobi e jo si profesion të së ardhmes sime. Mirëpo, qysh nga ajo ditë kur prezantova projektin tim para një audience të madhe të cilët e mirëpritën atë, pikëpamja ime për programimin u forcua edhe më bindshëm.

Lidhur me këtë, Jona na sqaroi edhe mesazhin e projektit përmes të cilit u prezantua në KosICT
Projekti "Subsequent" i punuar nga unë dhe shoqja ime e grupit, Erika Arllati, ka qëllim informues, me të dhëna të shumta se si e ardhmja do të duket. Pra, konkretisht si ne i paramendojmë pagesat, transportin, mineralet dhe sigurinë e syve në të ardhmen.

blog-image

Përmes kësaj storie suksesi, ajo ka një mesazh për moshatarët e saj
Nëse dëshironi që kohën e lirë ta menaxhoni në mënyrë efektive si dhe t'i zhvilloni shkathtësitë programuese, do ju propozoja që të ndiqni kursin e programimit. Përveç që do të mësoni të kodoni, ju gjithashtu do të mësoni se si të zgjidhni probleme të ndryshme logjike duke shprehur kreativitetin tuaj.

Ndërkaq, Jona na njoftoi se aktualisht është e fokusuar në mësimin më të detajuar të programimit në Wordpress dhe gjatë studimit të fushës së Teknologjisë Informative, ajo planifikon të shqyrtojë edhe ofertat e saj në treg të punës

Mësimi i programimit ka benefite të shumta tek fëmijët sepse i mëson ata të mendojnë në mënyrë logjike, të mësojnë zgjidhjen e problemeve, të krijojnë shprehinë e punës, të shprehin kreativitetin si dhe të socializohen me komunitetin e programerëve nga e gjithë bota.

Regjistrohu tani në kursin më atraktiv të epokës digjitale.

Apliko tani dhe bëhu kampion.

More Blogs

header-image
November Code Fest: Sfida 48 orëshe, një ngjarje frymëzuese e kodimit në Shkollën Digjitale
View blog
header-image
Mbahet ora e kodimit ne Shkollen Digjitale
View blog
header-image
Dion Osmani
View blog
header-image
Kur është koha e duhur që fëmija juaj të mësoj programim?
View blog
header-image
28 nxënës përfitojnë praktikë në StarLabs
View blog