Drejtuesja e Shkollës Digjitale dhe StarLabs, Hana Qerimi ndau rrugëtimin e suksesshëm të të dy kompanive në konferencën më unike të startup-eve në Evropë në "Pirate Summit" të zhvilluar në Koln të Gjermanisë.
Para qindra pjesëmarrësve, Hana gjatë fjalimit të saj shpalosi historinë frymëzuese të Shkollës Digjitale dhe StarLabs duke filluar nga themelimi i tyre, edukimi i fëmijëve nga mosha 8 deri në 18 vjeç në fushën e programimit, ndikimi madhor në këtë sektor në nivel vendor e deri te suksesi në nivel ndërkombëtar.
"Programimi është gjuha e së ardhmes", tha Hana si pikënisje në fjalimin e saj para një atmosfere të hapur, inspiruese dhe kreative.
Në mesin e shumë pjesëmarrësve nga kompani të ndryshme nga 26 vende të ndryshme të botës, Hana padyshim që ishte një inspirim me historinë e saj duke treguar për fillimet e Shkollës Digjitale dhe StarLabs.