Nëse e shikojmë historikisht krijimin e profesioneve dhe zhdukjen e tyre në kohë, atëherë mund të vërejmë një ndërrim drastik në mënyren e të punuarit dhe kategorinë e profesioneve vetem viteve të fundit! E gjitha kjo është duke ndodhur falë teknologjisë e cila ka pushtuar cdo sferë të jetës. Është mirë të ndalemi dhe të shikojmë se ku është duke na drejtuar e ardhmja dhe të mendojmë se a jemi duke i përgatitur fëmijët për një të ardhme kur në fakt ne sot në nuk e dijmë se çfarë profesione do të ekzistojnë në periudhën kur ata do të rriten dhe të jenë të gatshëm për punë.