img img img
header-image

Blog 30 Dec 2022

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 8 min

Pse 2022 ishte një Vit i Suksesshëm për Shkollën Digjitale?

Viti 2022 shënon një tjetër vit të suksesshëm për Shkollën Digjitale, ku gjatë këtij viti në total kanë ndjekur shkollën e programimit mbi 2200 nxënës vetëm në Kosovë, të cilët vazhdojnë të aftësohen dhe të krijojnë aplikacione kreative dhe funksionale qysh nga mosha e hershme. Vlen të theksohet se vetëm në qytetin e Prishtinës ka pasur rritje 105% të numrit të nxënësve aktiv në krahasim me vitin e kaluar.

Lokacioni i ri i Shkollës Digjitale
Suksesi i vazhdueshëm i Shkollës Digjitale që nga viti 2015, ka mundësuar zgjerimin e saj në një hapësirë shumë më të madhe dhe më komode për nxënësit tanë me një ambient të këndshëm, salla më të gjëra me pajisje moderne si dhe hapësira për argëtim. Nga muaji Janar, zyret kryesore dhe objekti qendror (Headquarters) i Shkollës Digjitale ka filluar punën në lokacion të ri, në qendër të Prishtinës,
Rr. Pashko Vasa nr. 28 në Pejton.

blog-image

Rritja e numrit të stafit
Si rezultat i sukseseve dhe procesit të zgjerimit të Shkollës Digjitale, edhe këtë vit është rritur numri i stafit në pozita menaxheriale, teknike, kreative, administrative dhe akademike. I gjithë stafi ynë, me punën dhe përkushtimin e tyre të madh kanë ndihmuar në edukimin e fëmijëve dhe adoleshentëve për aftësitë më të kërkuara të shekullit, si teknologjia dhe programimi. Puna profesionale e stafit ka bërë që nxënësit tanë të tregojnë rezultate në teknologji që mahnisin dhe inspirojnë jo vetëm prindërit por edhe gjithë profesionistët e fushës.

Franshizat dhe lokacionet tjera
Shkolla Digjitale me kurrikulën e saj, metodologjinë e mësimit, sistemet e menaxhimit të mësimit, sistemet e menaxhimit të relacioneve me klientë - të gjitha të krijuara, zhvilluara, menaxhuara, përditësuara dhe adaptuara nga stafi ynë në Kosovë, tash e sa vite operon si Franshizë për tregun vendor dhe ndërkombëtar. Me anë të franshizave të Shkollës Digjitale, po mësojmë dhe përgatisim fëmijët për të ardhmen, në shtete të ndryshme, me mbi pesëdhjetë (50+) lokacione aktualisht.

Këto lokacione shtrihen fizikisht në Slloveni, Gjermani, SHBA,Maqedoni të Veriut,Bosnje dhe Hercegovinë, Meksikë, Maroko. Ndërsa, gjatë këtij viti kemi filluar edhe në lokacionin më të ri në Brazil. Të gjithë ata që jetojnë në këto shtete, dhe dëshirojnë të ndjekin programin tonë duhet të kontaktojnë qendrën kryesore të Berlitz School of Languages, në atë shtet. Kjo ka përjashtim vetëm në lokacionet në Slloveni, Maqedoni të Veriut, dhe Bosnje dhe Hercegovinë.

blog-image

Ndërsa në tregun vendor, Shkolla Digjitale operon në qytetet më të mëdha të Kosovës si: Prishtina, Ferizaji, Prizreni, Gjakova, Peja dhe Mitrovica, duke qenë kështu shkolla e programimit kompjuterik me shtrirjen më të madhe në Kosovë, sa i përket lokacioneve dhe numrit të nxënësve.

blog-image

Zgjerimi Global i Rrjetit të ish-nxënëseve (Alumni) të Shkollës (Global Alumni Network)
Gjatë këtij viti, kemi arritur të festojmë diplomimin e shumë nxënësve të cilët filluan mësimin në vitet 2016-2017. Këta nxënës filluan mësimin 3-5 vite më parë dhe tani kanë përfunduar të gjithë programin shkollor duke ju bashkuar grupit të diplomuarve (Alumni) të shkollës. Ky grup po zgjerohet dhe po zhvillohet vazhdimisht, ku shkolla ka hapur grupe të ndryshme për të krijuar lidhje mes nxënësve që kanë përfunduar programin në Kosovë, Slloveni, Maqedoni të Veriut, dhe Bosnje e Hercegovinë.

Së shpejti me kalimin e viteve kur nxënësit në shtetet tjera (Gjermani, Meksikë, ShBA, Maroko, dhe Brazil) të arrijnë të përfundojnë të gjithë programin, ata do të ju bashkohen këtij grupi duke zgjeruar rrjetin (Network) e nxënësve të shkollës ndërkombëtarisht. Kjo do të ndihmojë që nxënësit përveç njohurive teknologjike të arrijnë të krijojnë edhe relacione mes veti për zhvillime dhe bashkëpunime profesionale në të ardhmen.

Ndër qëllimet kryesore të Shkollës Digjitale është rritja e bashkëpunimit dhe ndarja e përvojave dhe eksperiencave nga rrjeti i Alumni, të cilët e kanë përfunduar kursin e programimit për nxënësit aktual në shkollë. Ky rrjet i ish nxënësve tanë, vazhdon të rritet çdo vit e më shumë dhe është prezent me sukseset e tyre në ofrimin e përvojave dhe arritjeve profesionale për nxënësit e rinj të Shkollës Digjitale dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.

Rritja e numrit të vajzave që kodojnë
Me rritjen e vetëdijesimit, është rritur edhe numri i nxënësve në Shkollën Digjitale, e veçanërisht i vajzave, ku pjesëmarrja e tyre në shumicën e grupeve është rritur, dhe aktualisht përqindja e vajzave që mësojnë programim në Shkollë Digjitale është 30%. Synimi jonë është vazhdimi i rritjes së përqindjes së vajzave në fushën e teknologjisë (STEM) për t’u afruar deri në 50% vajza dhe 50% djem, në numrin e nxënësve aktiv në shkollë.

blog-image

Është e domosdoshme të përmendet se vajzat adoleshente të shkollës tonë kanë krijuar programe kreative dhe funksionale, të cilat përkojnë, e disa edhe sfidojnë projektet profesionale të kompanive teknologjike vendore dhe ndërkombëtare - përfshirë edhe projekte reale për klientë.

Synimet për Zhvillim të Qëndrueshëm (Sustainable Development Goals)
Sipas SDG (Sustainable Development Golas) e cila përmban 17 synime (goals) për të arritur ndryshimet themelore në shoqëri, Shkolla Digjitale fokusohet në katër (4) prej këtyre synimeve, duke përmendur kështu Edukimin Kualitativ për një të ardhme më të ndritur, Barazinë Gjinore për një gjithë përfshirje të denjë, Punën e Mirë dhe Zhvillimin Ekonomik, duke krijuar mundësi punësimi për të rinjtë, dhe nxitjen e një zhvillimi në Industri, Inovacion, dhe Infrastrukturë, me përgatitjen e të rinjve si një pikë referueses për të ardhmen e afërt.

blog-image

Sukseset e nxënësve
Pas sukseseve të treguara gjatë kursit të programimit, shumë nxënës janë bërë pjesë e stafit të Shkollës, si instruktorë të programimit, kanë hapur kompanitë e tyre përmes të cilave janë pjesë e tregut vendor apo ndërkombëtar të punës apo janë bërë pjesë e kompanisë motër të Shkollës Digjitale, Starlabs — e cila ofron shërbime të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Disa nga emrat e storieve të suksesit:

blog-image

Vlerësimi i punës përmes vizitave zyrtare
Patëm kënaqësinë që gjatë këtij viti në mesin e shumë vizitave zyrtare të mirëpresim në kompaninë tonë: Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, Ministren e Administratës Publike, Digjitalizimit dhe Mediave të Malit të Zi, znj. Tamara Srzentić, Ministren e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli si dhe përfaqësues të biznesit dhe qeverisë nga Gjermania në kuadër të vizitës së Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar.

blog-image

Gjatë këtyre vizitave, bashkëthemeluesit dhe drejtuesit e Shkollës Digjitale, Hana Qerimi dhe Darsej Rizaj, i kanë njoftuar të pranishmit rreth punës dhe arritjeve të kompanisë sonë si dhe kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Shkolla Digjitale është po ashtu pjesë në Shoqatën për Teknologji Informative dhe të Komunikimit në Kosovë (STIKK) si zëvendës udhëheqës në bordin e drejtorëve, anëtare në bordin e drejtorëve në shoqatën Fondi Kosovaro-Amerikan i Edukimit (KAEF) dhe anëtare në Odën Gjermane si dhe Odën Amerikane.

Mundësitë për përfitim të punës praktike në StarLabs
Dhjetë (10) nxënës nga Shkolla Digjitale në Prishtinë dhe Ferizaj, të cilët janë pjesë e kursit të programimit qysh nga mosha 12 vjeçare, pas përfundimit të nivelit të fundit të kursit të programimit, kanë përfituar praktikë dy (2) mujore në StarLabs, e cila ofron shërbime të jashtme të TIK me cilësi të lartë, ku nxënësit më të mirë janë punësuar si programerë të kësaj kompanie.

blog-image

Pjesëmarrja në evente
Nxënësit dhe stafi i Shkollës Digjitale, ishin pjesë e organizimeve të ndryshme si:

  • Albanian ICT Awards, ku fituam çmimin ICT Ylli në Ngritje deri në 16 vjeç;
  • Festivali KosICT 2022 , ku gjashtë (6) grupe të nxënësve prezantuan projektet e tyre në skenën kryesore;
  • Konferenca STEAM Engine dhe nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Shkollës Digjitale dhe organizatave dhe shkollave private të cilat janë pjesë e industrisë së Teknologjisë ne Kosovë si: IPKO Foundation, BONEVET, ICK, Akademia jCoders, Autostrada Biennale, FLOSSK Free Libre Open Source Software Kosova dhe UNDP Kosovo;
  • Konferenca DOKUTECH";
  • Organizimi "Portfolio day Event by Raiffeisen Bank Kosova”;
  • Panairin e Karrierës dhe Studimeve jashtë vendit;
  • Panairin e Punës - GIRLS IN ICT;
  • Panairin "Do it Yourself";
  • Panairin Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë;
  • Albanian ICT Awards, si anëtarë të jurisë në edicionin e dhjetë të garës mbarëkombëtare shqiptare të Inovacionit dhe Teknologjisë;
  • Hapjen e javës #VajzatnëTIK22, si panelist në diskutimin "E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e teknologjisë";
  • Fushatën "Inspiring Women Entrepreneurs” të realizuar nga USAID Kosova, si storie suksesi në fushën e ndërmarrësisë për fushën e Teknologjisë Informative;
  • TED x RITKosovo, si prezantues - Video
  • Intervistën për emisionin 'ABC E MENGJESIT', me titull: “Shqiptarja, gruaja e vitit në teknologji. Shkolla Digjitale shqiptare që po shpërndahet nëpër botë”;
  • Panelist në diskutimin “Inovacionet nga Kosova për tregjet gjerman folëse”;
  • Pjesë e intervistave të shumta në të cilat nxënësit dhe stafi i kompanisë sonë ka treguar rreth përfitimeve të kursit të programimit;
  • Pjesë e "Korridori i Gjelbër", së bashku me pjesëtarë të ndryshëm për të ndarë perspektiva për angazhimin e mirëfilltë të rinisë Kosovare, të organizuar nga Manifesta Biennial, UN-Habitat Kosovo, CRA-Carlo Ratti Associati;
  • Pjesë e artikullit gjerman "Young talents are developing Kosovo into a technology hub", të publikuar nga Germany Trade & Invest;
  • Pjesë e Samitit të 5-të Digjital të Ballkanit Perëndimor;
  • Fitues të çmimit Open Source në "Techfest Albania";
  • Web Summit - pjesëmarrje në konferencën më të madhe teknologjike në botë, të organizuar në Lisbonë, Portugali;
blog-image

Shkolla Verore
Gjatë muajve Korrik dhe Gusht, Shkolla Digjitale ka rikthyer programin më të veçantë veror dy (2) javor, për grup moshat 8-18 vjeç me një planprogram me fushat më atraktive të teknologjisë, të gjitha në një paketë: Building & Fixing Computers, Networks, Cyber Security & Hacking, Video, Audio & Image Editing, Designing Apps dhe Entrepreneurship.
Pjesë e shkollës verore 2022 ishin mbi 400 nëxënës në të gjithë Kosovën, të cilët kanë ndjekur mësim intensiv për teknologji, kanë vizituar kompani të suksesshme të teknologjisë, janë argëtuar në natyrë apo kanë luajtur e-sports si dhe shumë aktivitete të tjera.

blog-image

November Code Fest
Edhe këtë vit, është organizuar gara më e madhe e kodimit për fëmijët e grup moshave 8-18 vjeç, November Code Fest (NCF). Ceremonia e ndarjes së çmimeve e edicionit të pestë (5) të këtij organizimi, mblodhi shumë finalistë, nxënës dhe përkrahës të teknologjisë nga e gjithë Kosova, Maqedonia dhe Gjermania (online) ku nxënësit tanë prezantuan projektet e tyre teknologjike si: aplikacione mobile, lojëra, dhe ueb faqe reale.
Me këtë rast, falënderojmë finalistët për punën e tyre dhe anëtarët e jurisë: Leart Zogjani nga Skins Agency, Darsej Rizaj nga Shkolla Digjitale dhe Ermal Sadiku nga LinkPlus, për vlerësimin e projekteve në mënyrë të drejtë dhe këshillat e tyre drejtuar nxënësve.
Fituesit e garës, kanë fituar tre muaj pa pagesë kursin në Shkollën Digjitale ndërsa finalistët mbi moshën 16 vjeçare kanë fituar praktikë në kompaninë Starlabs.

blog-image

Mundësia e ndjekjes së kursit online
Shumë nxënës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe jo vetëm, janë bërë pjesë e kursit të programimit falë mësimit online. Pjesë e këtij komuniteti të madh online janë edhe nxënës të cilët jetojnë në zonat rurale dhe vendet përreth qyteteve të mëdha, duke pasur mundësi të kyçen online kudo që ndodhen.

Puna ekipore dhe profesionale e stafit
Një ndër pikat më të rëndësishme prapa suksesit të jashtëzakonshëm është puna ekipore dhe profesionale e stafit tonë.

Ne vlerësojmë përkrahjen dhe besimin tuaj të vazhdueshëm, prandaj në emër të stafit të Shkollës Digjitale, duam të falënderojmë të gjithë ata që na përkrahën dhe besuan në kualitetin dhe shërbimet tona për të bashkëpunuar me ne edhe gjatë vitit 2022.

Ju faleminderit!

Bëhu pjesë e komunitetit më të madh të programerëve.

More Blogs

header-image
STARTUP ECOSYSTEM: Experts Insights në Tiranë!
View blog
header-image
Studim rreth përdorimit të teknologjisë nga fëmijët
View blog
header-image
Melos Shabani, nxënësi i radhës i suksesshëm i punësuar në Shkollën Digjitale Ferizaj
View blog
header-image
Kur është koha e duhur që fëmija juaj të mësoj programim?
View blog
header-image
Gjenerata e dytë e Shkollës Digjitale, përfituese e praktikës në StarLabs
View blog