img img img
header-image

Blog 27 Nov 2023

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 4 min

November Code Fest: Sfida 48 orëshe, një ngjarje frymëzuese e kodimit në Shkollën Digjitale

Në një sfidë intensive të kodimit që zgjati 48 orë në Shkollën Digjitale në Prishtinë, nxënësit e Shkollës Digjitale patën mundësinë të shfaqnin talentin e tyre, duke sjellë inovacion dhe kreativitet në projektet e tyre, ku pjesëmarrës ishin mbi 120 nxënës të franshizave të Shkollës Digjitale në Kosovë, nga Prishtina, Peja, Gjilani, Ferizaji, Gjakova, Prizreni, Mitrovica, Gjilani, Deçani si dhe Shkollës Digjitale në Maqedoni nga Tetova dhe Shkupi.

blog-image

Me motivin 'Digital Future', gara u zhvillua në këto kategori: Code, Scratch, Android Development, Python & JavaScript, Web Development & CSD Unit 2, WordPress dhe React Native. Ekipet prezantuan projektet e tyre, të cilat më pas u vlerësuan nga juria me anëtarët Verim Zhaku, përfaqësues nga Shkolla Digjitale në Maqedoni si dhe Ardit Xhaferi dhe Bleron Hamiti, zhvillues në kompaninë StarLabs.

Përkushtimi i nxënësve rezultoi me projekte të mrekullueshme dhe fituesit e garës Hackathon 48 hour, janë tashmë një pjesë e historisë së suksesit tonë:
▪️ Uvejs Borovci - Fitues i Kategorisë "Best Code Game"
▪️ Orges Hajzeraj, Sali Axhija & Andi Neziraj - Fitues të Kategorisë "Best Scratch Game"
▪️ Lora Vega - Fituese e Kategorisë "Best WordPress App"
▪️ Riga Hyseni - Fituese e Kategorisë "Best Mobile App"
▪️ Blin Halimi, Jon Mehmeti & Nil Bakija - Fitues të Kategorisë "Best Game App"
▪️ Amar Alija, Agon Kamberi & Dijedon Tairi - Fitues të Kategorisë "Best Web Development"
▪️ Leart Ramadani - Fitues i Kategorisë "Best React Native App"

blog-image

Përfundimi i kësaj gare në Shkollën Digjitale në Prishtinë, është një moment frymëzues për të gjithë pjesëmarrësit, duke shënuar një sukses të madh të radhës me zhvillimin e rreth 60 projekteve në kategori të ndryshme.

Pjesëmarrja e një numri të madh të nxënësve nga Kosova dhe Maqedonia, në veçanti i vajzave, si dhe suksesi i tyre në këtë garë, dëshmon për rritjen dhe përparimin e interesimit të gjeneratave të reja në fushën e teknologjisë informative.

blog-image

Ky moment i suksesshëm reflekton edhe përkushtimin e stafit dhe vullnetarëve të Shkollës Digjitale në Prishtinë dhe të franshizave të saj, për të ofruar një mjedis për zhvillimin e talenteve të reja në programim.

‘November Code Fest 2023’, shënon një tjetër hap përpara drejt sukseseve në fushën e programimit dhe teknologjisë informative si dhe frymëzon të gjithë të rinjtë që të vazhdojnë aventurën e tyre në këtë fushë inovative.

Bëhu pjesë e komunitetit më të madh të programerëve

More Blogs

header-image
Suksesi ndërkombëtar i Shkollës Digjitale dhe StarLabs, pjesë e fjalimit inspirues të Presidentes Osmani në Parlamentin Evropian
View blog
header-image
Blinera dhe Jora, dy sukseset e radhës në fushën e programimit
View blog
header-image
Si ta përdorim telefonin si mikrofon ne PC?
View blog
header-image
Rrugëtimi i suksesit: Shkolla Digjitale dhe arritjet gjatë vitit 2023
View blog
header-image
Pse fëmijët duhet të marrin pjesë në Shkollën Verore?
View blog