img img img
header-image

Blog 11 Jun 2024

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 3 min

Sukseset e franshizave të Shkollës Digjitale

Shkolla Digjitale është kurs i programimit për moshat 8-18 vjeç, e cila gjithashtu është kompania e parë që është bërë franshizë jashtë vendit. Rrjeti i franshizave të Shkollës Digjitale jo vetëm që njihet për cilësinë që ofron, por gjithashtu ka filluar të bëjë jehonë me sukseset e nxënësve, me evente, gara dhe triumfe të shumta së fundmi.
Ndër ngjarjet më të fundit theksojmë vetëm disa nga sukseset e fundit prej lokacioneve tona.

Shkolla Digjitale në Ferizaj

Në hackathonin 48 orësh, Junction X Tirana, në mesin e mbi 250 programerëve nga e gjithë bota, nxënësit nga Shkolla Digjitale në Ferizaj, me projektin e tyre fituan çmimin e parë, duke arritur të zgjidhin problemet reale që ishin paraqitur nga kompani të ndryshme.

Ferizaj Code Fest u organizua për herë të parë në kuadër të Shkollës Digjitale në Ferizaj, ku nxënësit garuan mes veti me projektet e realizuara gjatë kursit të programimit. Pas prezantimit dhe vlerësimit të jurisë, u shpallën fituesit sipas kategorive.
Kjo ngjarje u organizua e hapur për të gjithë të interesuarit të cilët patën mundësinë të shohin prezantimet e mrekullueshme të programerëve të rinj.

blog-image

Shkolla Digjitale në Tetovë

Nxënësit nga Digital School Macedonia fituan çmimin e parë në sfidën e ProCredit Bank, me projektin e tyre inovativ për të ndihmuar përdoruesit të menaxhojnë të ardhurat e tyre në mënyrë më efektive.

Elsa Halili nga Shkolla Digjitale Tetovë, arriti në Top 3 në kategorinë Rising Stars/Yjet Në Ngritje në çmimet prestigjioze Albanian ICT Awards! Gjithashtu, nxënësit fituan çmimin Young Engineers në hackathonin SeeuHack.

blog-image

Shkolla Digjitale në Prizren

Po ashtu, organizoi garën më të madhe të kodimit për nxënësit e saj, Prizren Code Fest edicioni i dytë, pas suksesit të treguar në edicionin e parë.
Kjo garë u bë traditë për të nxjerrë në pah talentet e rinj, ku pas prezantimit të projekteve, fituesit u shpërblyen sipas kategorive. Kishte edhe shpërblime për nxënësit pjesëmarrës që nuk patën fatin të shpallen finalistë.

blog-image

Shkolla Digjitale në Pejë

Realizoi me sukses sfidën e parë 48 orëshe, Peja Code Fest, ku morën pjesë nxënës të cilët punuan brenda dy ditëve dhe në fund prezantuan projektet e tyre, të mbushura me ide inovative dhe zgjidhje kreative.

blog-image

Shkolla Digjitale në Sloveni

Ndër sukseset e shumta, është duke realizuar projektin "Girls Do Code" i cili është i dizajnuar për të krijuar dhe rritur aftësitë digjiitale, ndërkohë që duan të inkurajojnë vajzave në fushën e STEM.

Duke u fokusuar në ndryshimin dhe rolin e vajzave në botën e teknologjisë, sepse besojnë se vajzat janë po aq të afta sa djemtë për të mësuar dhe zhvilluar aftësi kompjuterike/digjitale. Këtë vit kjo është dëshmuar nga 250 vajza pjesëmarrëse në projekt!

blog-image

Shkolla Digjitale në Bosnje dhe Hercegovinë

Nxënësit arritën me sukses të përfundojnë nivelet e avancuara, duke realizuar projekte të mrekullueshme dhe inovative në fushën e teknologjisë, me aftësitë e fituara gjatë kursit të programimit.
Ata diplomuan me sukses, duke qenë të përgatitur për tregun e punës në këtë fushë mjaft fitimprurëse.

blog-image

Sukseset e vazhdueshme të franshizave të Shkollës Digjitale dëshmojnë përkushtimin e tyre ndaj cilësisë së arsimit dhe zhvillimit të talenteve të reja në fushën e programimit.

Jemi krenarë që po bëhemi faktorë të edukimit dhe ndikimit të së ardhmes për brezat e rinj në fushën e teknologjisë!

Shkolla Verore

More Blogs

header-image
Bordi i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare pritet nga Zyra e Kancelarit Gjerman
View blog
header-image
Sukseset e StarLabs dhe Shkollës Digjitale, pjesë e artikullit nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim
View blog
header-image
Drejtuesit e Shkollës Digjitale, takohen me sipërmarrësin dhe liderin e teknologjisë nga Izraeli
View blog
header-image
Jona Durguti
View blog
header-image
Shkolla Digjitale në Takimin e Parë Biznesor Kosovë-Poloni në Varshavë
View blog