
SHKOLLA VERORE
Kampi veror është një nga përvojat më të bukura që duhet ta provojë çdo fëmijë të paktën një herë! Planprogram i dedikuar për aftësi praktike të fëmijëve në fushën e programimit, si dhe vizita nëpër kompani relevante të teknologjisë dhe programimit. Me qëllim që fëmijët të shohin nga afër se si funksionojnë kompanitë e teknologjisë në Kosovë, ne do ti dërgojmë ata për vizitë nëpër kompanitë më të sukseshme të cilat udhëheqen nga të rinjë të cilët bashkëpunojnë me kompani internacionale.
Kjo do të jetë një eksperiencë e veçantë për nxënësit për arsye se do të jetë edhe një motivim më tepër për të ndjekur mësimet e duhura për tu bërë të suksesshëm. Secili fëmijë, duhet të mesoje si të krijojë një prezantim dhe se si të prezantoj atë në mënyrën e duhur para një audience vlerësuese ose para një publiku të gjerë.
Duke marrë parasyshe dashurinë e madhe të fëmijëve për lojëra teknologjike, fëmijët për një kohë të shkurtë do të marrin pjesë në lojëra të organizuara teknologjike ku edhe do të garojnë mes vete.