img img img
header-image

Blog 08 May 2025

Drinor Shala

author-image
🕑

Sukseset që lindin nga mundësitë: Nga trajnimi në punësim!

Sukseset që lindin nga mundësitë: Nga trajnimi në punësim!

Në kuadër të bashkëpunimit të Shkollës Digjitale me IREX, nga USAID për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore, kemi ofruar trajnime falas në teknologjitë më të kërkuara në treg: Python, DevOps dhe Full Stack.

Pas përfundimit me sukses të trajnimit në DevOps, Gent Brovina ka ndjekur praktikën 3 mujore në kompaninë StarLabs dhe i është ofruar mundësia për punësim ku sot ai është pjesë e ekipit të kompanisë StarLabs si DevOps Engineer. Një përvojë që ai e përshkruan si vendimtare për rrugëtimin e tij profesional:

“Falë mbështetjes së IREX dhe trajnimit në Shkollën Digjitale, arrita të përmirësoj aftësitë e mia teknike. Si rezultat, përfitova një praktikë profesionale në StarLabs, ku kisha mundësinë të zbatoja njohuritë e fituara dhe të kontribuoja në projekte reale teknologjike.”

Po ashtu, edhe tre studentë të tjerë të këtij programi: Orinda Turku, Alban Murtezaj dhe Alisa Shala kanë fituar të drejtën për të zhvilluar një praktikë 3 mujore, falë performancës së tyre të shkëlqyer gjatë trajnimit. Në përfundim të praktikës, në bazë të angazhimit dhe rezultateve të arritura, ata kanë mundësi për punësim të plotë.

Ky është vetëm vazhdimi i historive të suksesit të Shkollës Digjitale që dëshmojnë fuqinë e mundësive dhe përgatitjes profesionale.

Jemi krenarë për çdo student që ecën drejt ëndrrave të tij, të gatshëm për të përballuar tregun e punës me njohuri dhe vetëbesim.

blog-image

More Blogs

header-image
November Code Fest: Sfida 48 orëshe, një ngjarje frymëzuese e kodimit në Shkollën Digjitale
View blog
header-image
Si funksionon Shkolla Digjitale online?
View blog
header-image
Inspironi vajzat në udhëtimin e tyre në botën e teknologjisë
View blog
header-image
Hana Qerimi fiton çmimin ‘Young Woman Entrepreneur’
View blog
header-image
Pse 2022 ishte një Vit i Suksesshëm për Shkollën Digjitale?
View blog