Kishim nderin të mirëpresim në vizitë Ministren Mimoza Kusari-Lila dhe Ministrin Andin Hoti në StarLabs dhe Shkollën Digjitale.
Kjo vizitë ishte një mundësi për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në teknologji, ndikimin e tyre në tregun global dhe rëndësinë e edukimit modern në përgatitjen e gjeneratave të reja për të ardhmen digjitale. Në një botë që po ndryshon me ritme të shpejta, teknologjia dhe inteligjenca artificiale po transformojnë mënyrën se si jetojmë, mësojmë dhe punojmë, duke krijuar nevojë për aftësi të reja dhe qasje inovative në edukim.
Gjatë diskutimit, u prezantua vizioni dhe puna e StarLabs si një kompani që operon në tregun global të teknologjisë dhe kontribuon në zhvillimin e industrisë digjitale. U diskutua mbi rëndësinë e krijimit të mundësive për të rinjtë në Kosovë dhe nevojën për investim të vazhdueshëm në edukim, inovacion dhe zhvillim profesional, në mënyrë që gjeneratat e reja të jenë të përgatitura për kërkesat e tregut ndërkombëtar.


