header-image

Blog 04 Jan 2016

Darsej Rizaj

Kur është koha e duhur që fëmija juaj të mësoj programim?

Pyetja se kur është koha e duhur për një fëmijë që të fillojë të mësojë programimin është një pyetje që kohëve të fundit ka filluar të zgjojë shume interesim në opinionin publik. Duke e marrë parasysh që programimi si lëmi është relativisht e re, për shumë prindër përgjigja e kësaj pyetje është fakulteti apo shkollimi i mesëm si koha më e përshtatshme për fëmijën e tyre, duke e marrë parasysh nivelin e kompleksitetit si lëmi.

Sidoqoftë, rritja e shpejtë e zhvillimeve teknologjike, dhe mungesa e programerëve profesional në nivel global, ka bërë që shumë shkencëtarë, sociolog dhe psikolog të evoluojnë këtë qëndrim dhe të provojnë te krijojnë kuadro që nga fëmijëria duke e krahasuar nevojën e njohurive në programim me alfabetin e gjuhës amtare. Krijimi i programerëve në moshën e hershme është një iniciative globale e cila ka filluar të marre përmasa te mëdha ku mbi 13 milion fëmijë vetëm se janë bere pjesë e kësaj iniciative.

Pasi që programimi në një të ardhme të afërt më nuk do te jetë vetëm profesion, por do të jetë nevojë bazike për ushtrimin e çdo profesioni, korporatat gjigante të ndryshme vetëm se kane filluar të promovojnë programimin që nga mosha e hershme tek fëmijët. Korporata globale Fisherprice që për shume prindër është një nga prodhuesit e favorizuar për lodrat e fëmijëve, ka filluar të krijojë lojërat e reja për fëmije të moshave 3 – 8 ku ata përmes krijimit të algoritmeve të ndryshme i bëjnë lojërat e tyre të lëvizin sipas dëshirës, që nënkupton të mësuarit e programimit që nga ajo moshë:

Sipas eksperteve, sa më herët i mësojmë fëmijët të krijojnë algoritme logjike aq më lehte për ta do të jetë kuptimi i botes digjitale që ne sot jemi duke jetuar. Pasi që programimi është direkt i ndërlidhur me zgjidhjen e problemeve dhe mendimit kritik, atëherë kjo metodë e mësimit nga mosha e hershme llogaritet si një ndër ushtrimet më të mira për zhvillimin e logjikes dhe imagjinatës.

Me të njëjtin koncept funksionon edhe Shkolla Digjitale e hapur së fundmi në Prishtinë. Përmes një plan programi të krijuar apostafat për moshat 7 – 15 vjeç, Shkolla Digjitale ka filluar shkollimin e gjeneratës së parë të programerëve te kësaj grup moshe, ku më shumë se 90 fëmije janë bërë pjesë e kësaj iniciative globale. Fëmijët në fund të 4 niveleve fillestare, do të jenë në gjendje të krijojnë programe kompjuterike, tregime digjitale, animacione, lojëra apo çfarëdo materiali digjital që imagjinata e tyre mund të krijojë. Shkolla Digjitale tani ka filluar pranimin e fëmijëve të ri për grupet e Shkurtit dhe janë javët finale për rezervimin e vendit për fëmijët tuaj. Për regjistrime dhe informata në këtë drejtim ju lutëm përdoreni formën më poshtë: