img img img
header-image

Blog 20 Dec 2021

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 3 min

Përmbyllja e vitit 2021 me kampionët e November Code Fest 2021

Pas organizimeve të shumta të Shkollës Digjitale, po e përmbyllim këtë vit të suksesshëm për ne me garën më të madhe të kodimit për fëmijët e grup moshave 8-18 vjeç, November Code Fest (NCF).

Ceremonia e ndarjes së çmimeve e edicionit të katërt (4) të këtij organizimi, mblodhi shumë finalist, nxënës dhe përkrahës të teknologjisë nga e gjithë Kosova, ku nxënësit tanë prezantuan projektet e tyre teknologjike si: aplikacione mobile, lojëra dhe ueb faqe reale.

blog-image

Anëtarë të jurisë në këtë edicion të NCF ishin Milot Shala, Head of Platform nga UCX Kosovo, Drin Dalipi, Curricula Developer & Instructor nga Shkolla Digjitale, Florina Ahmeti, Software Developer nga StarLabs dhe Ardit Xhaferi, Full Stack Developer po ashtu nga StarLabs. Me këtë rast, anëtarët e jurisë vlerësuan projektet e nxënësve në mënyrë të drejtë dhe ndanë këshilla dhe përvojat e tyre me nxënësit.

Vlenë të theksohet që Ardit Xhaferi, në moshën 17 vjeçare, pas suksesit të treguar në kursin e programimit, është punësuar në kompaninë motër të Shkollës Digjitale “Starlabs” dhe këtë edicion të NCF, ai ishte një nga anëtarët e jurisë për të vlerësuar projektet e nxënësve të Shkollës Digjitale.

Fituesit e garës së November Code Fest 2021 ishin:

Maltin Bytyqi - Best Code Game
Kjo lojë është e zhvilluar në nivelin bazik të programimit ku nxënësit mësojnë si të krijojnë lojëra duke kombinuar blloqet.
Kliko këtu për të luajtur lojën

blog-image

Ernea Hoti - Best Scratch Game
"Arcade Game" është kombinim i disa lojëra të famshme dhe atraktive të gjitha në një vend, të krijuara gjatë mësimit në Shkollën Digjitale.
Kliko këtu për të luajtur lojën

blog-image

Ernest Kycyku - Best App Inventor Game
Ernesti ka krijuar një aplikacion të shkëlqyeshëm i cili ka të bëjë me kujdesin gjatë lëvizjes, për vetëdijësimin e mos përdorimit të celularëve gjatë kohës sa jeni duke ecur në rrugë.

blog-image

Jon Nuredini - Best CSD3
Në nivelin CSD3, programimi në JavaScript përmes blloqeve, Joni ka krijuar një lojë si simulim i galaksisë dhe planeteve.
Kliko këtu për të luajtur lojën

blog-image

Vesa Susuri - Best Html, CSS & JS Website
Kjo uebfaqe shërben si udhëzues për të treguar vendet që patjetër duhet vizituar në qytetin e Prizrenit.
Kliko këtu për të vizituar uebfaqen

blog-image

Nart Braha - Best WordPress Website
Kriptovalutat janë bërë trendi më i përfolur digjital! Narti ka krijuar një uebfaqe me të gjitha informacionet rreth kësaj fushe, duke përfshier edhe këmbimet në kohë reale të të gjitha valutave.
Kliko këtu për të vizituar uebfaqen

blog-image

Leon Hajdari - Best PHP & MySQL Website
Leoni ka zhvilluar një uebfaqe të nivelit të avancuar, e cila është zhvilluar si ide në menaxhimin e hotelerisë.
Kliko këtu për të vizituar uebfaqen

blog-image

Mësimi i programimit ka benefite të shumta tek fëmijët sepse i mëson ata të mendojnë në mënyrë logjike, të mësojnë zgjidhjen e problemeve, të krijojnë shprehinë e punës, të shprehin kreativitetin si dhe të socializohen me komunitetin e programerëve nga e gjithë bota. Regjistrohu tani në kursin më atraktiv të epokës digjitale.

Regjistrohu këtu

More Blogs

header-image
Në shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, mirëpritëm psikologun Prof. Aliriza Arneliu
View blog
header-image
Pse fëmijët tuaj duhet të jenë pjesë e Shkollës Verore?
View blog
header-image
Nënkryetari i Prishtinës, z. Alban Zogaj viziton Shkollën Digjitale dhe StarLabs
View blog
header-image
Hana Qerimi, e para në revistën “40 under 40” nga BLOconomy dhe Wood World Albania
View blog
header-image
Java e kodimit 2017
View blog