img img img
header-image

Blog 03 Oct 2022

Vlora Gjurka

author-image
🕑 4 min

Nxënësit tanë të suksesshëm, sot pjesë e stafit të Shkollës Digjitale

Njihuni me dy nxënësit e Shkollës Digjitale, Bleron Hamiti dhe Bert Gorani, të cilët janë bërë pjesë e Shkollës Digjitale qysh nga mosha e hershme, për të mësuar më shumë rreth programimit kompjuterik.

Pas sukseseve të treguara gjatë kursit të programimit, Bleroni në moshën 18 vjeçare dhe Berti në moshën 22 vjeçare, janë bërë pjesë e stafit të Shkollës, si instruktorë të programimit.

blog-image

Bleroni ka treguar se mësimi i programimit, nga një hobi i kohës së lirë është shndërruar në një pasion për krijimin e ueb siteve, lojërave dhe programeve kompjuterike.

“Në këtë kurs, jam zhvilluar shumë si programer dhe jam bërë pjesë e komunitetit të madh të nxënësve tjerë që synojnë të bëhen programerë. Sot jam pjesë e Shkollës Digjitale si instruktor dhe mbështetës teknik, falë njohurive të fituara si nxënës gjatë tri viteve", tha Bleroni.

Ai është shprehur se atmosfera e punës është e veçantë dhe se është pritur shumë mirë pasi që vazhdimisht është në bashkëpunim me nxënësit dhe stafin e Shkollës Digjitale.

blog-image

Berti ka treguar se me programim ka filluar të merret qysh nga mosha 15 vjeçare, dhe Shkolla Digjitale ka pasur ndikimin kryesor në zhvillimin e tij profesional si programer.

"Ky është suksesi im i radhës në Shkollën Digjitale sepse praktikën e parë e kam fituar në vitin 2018, ku jam bërë pjesë e stafit të Shkollës Verore, ndërsa sot jam bërë pjesë e stafit të Shkollës Digjitale”, ka shtuar ai.

Njohuritë që i kam fituar në kursin e programimit, më kanë ndihmuar shumë jo vetëm për njohuri të gjuhëve programuese, por edhe për zhvillimin e logjikës, bërjen e hulumtimeve dhe aftësimin në zgjidhjen e problemeve.

Berti tha se stafi i Shkollës Digjitale e ka mirëpritur atë, me qasje pozitive dhe energji shumë motivuese, prandaj shprehet se është shumë i lumtur që është bërë pjesë e ekipit tonë.

Ftojmë të gjithë djemtë dhe vajzat e grupmoshave 8 - 18 vjeç, që së bashku me ne, të mësojnë programimin dhe të bëhen sukseset tona të radhës.

Bëhu pjesë e komunitetit më të madh të programerëve

More Blogs

header-image
Nxënësit e Shkollës Digjitale premtojnë shumë për të ardhmen në TIK dhe tregun e punës
View blog
header-image
A është programimi ngarkesë për fëmijën?
View blog
header-image
Mesimi i logjikes permes lojes
View blog
header-image
Kur është koha e duhur që fëmija juaj të mësoj programim?
View blog
header-image
Profesionet – Dje, Sot dhe Nesër
View blog