img img img
header-image

Blog 11 Aug 2023

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 3 min

Shkolla Digjitale dhe StarLabs ngriten në qendër të vëmendjes në revistën ‘The Econimist’, si protagoniste të inovacionit dhe suksesit

Sukseset e Shkollës Digjitale dhe StarLabs janë prezantuar në një artikull rreth ndërtimit të ekonomisë digjitale, në një ndër revistat më të rëndësishme dhe të njohura botërisht, 'The Economist', e cila në baza javore mund të arrijë me miliona lexues.

Gazetarët e 'The Economist' vizituan zyret tona në Prishtinë, me ç’rast realizuan një intervistë me drejtuesen e të dy kompanive, Hana Qerimi.

Në këtë artikull është theksuar zgjerimi i Shkollës Digjitale në mbi 25 shtete ndërkombëtarisht, në bashkëpunim me shkollën më të madhe të gjuhëve në botë ‘Bertlitz’.

blog-image

Krahas Shkollës Digjitale, po ashtu kompania motër ‘StarLabs’ është konsideruar si një nga kompanitë më të mëdha të zhvillimit të softuerit në Kosovë, që u shërben klientëve, përfshirë Grupin Gaming Innovation në Stokholm.

“Ms Qerimi has been working on the other side of the digital ecosystem by training the country’s next generation of coders through Digital School and building an export-oriented service business with StarLabs.

Although Ms Qerimi set up Digital School before StarLabs, it has become something of a feeder organisation for the latter, training up young talent for the fast-growing ICT industry. Since its founding in 2017, StarLabs has built itself into one of the largest software development outsourcing companies in Kosovo, serving customers including the Stockholm-listed Gaming Innovation Group”
, është cituar në artikull.

blog-image

Ky është një tjetër hap përpara në rrugën tonë drejt suksesit me ç’rast tregon se përpjekjet tona dhe inovacioni janë duke u vlerësuar dhe njohur edhe ndërkombëtarisht.

Fotot paraqesin disa pjesë të shkëputura nga artikulli në "The Economist", të cilin mund ta gjeni të plotë: Kliko këtu.

More Blogs

header-image
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, mirëpriti dhe shprehi përkrahjen e tij për aktivitetet e Shkollës Digjitale
View blog
header-image
Java e kodimit 2017
View blog
header-image
STARTUP ECOSYSTEM: Experts Insights në Tiranë!
View blog
header-image
Përmbyllja e vitit 2021 me kampionët e November Code Fest 2021
View blog
header-image
Shkolla Digjitale dhe StarLabs ngriten në qendër të vëmendjes në revistën ‘The Econimist’, si protagoniste të inovacionit dhe suksesit
View blog