img img img
header-image

Blog 25 Mar 2024

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 2 min

Nxënësit e Shkollës Digjitale premtojnë shumë për të ardhmen në TIK dhe tregun e punës

Në një atmosferë me plot entuziazëm dhe pasion për teknologjinë, organizuam ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën e radhës në programim ‘Spring Code Fest’ edicioni i IV-të, në të cilën morën pjesë nxënës të Shkollës Digjitale në Kosovë dhe Maqedoni.

Në mesin e mbi 300 projekteve aplikuese, u prezantuan projektet e 25 finalistëve në kategori të ndryshme të cilët na befasuan me projektet e tyre inovative, duke krijuar lojëra, aplikacione mobile dhe webfaqe funksionale. Gjatë prezantimeve, ata treguan nivel të lartë të aftësive komunikuese dhe prezantuese që janë thelbësore për tregun e punës sot.

blog-image

Po ashtu, është vërejtur edhe pjesëmarrje e madhe e vajzave në këtë garë, të cilat treguan aftësi dhe angazhim të jashtëzakonshëm në realizimin e projekteve të tyre si dhe për të arritur sukses në fushën e programimit.

Pas prezantimit të projekteve të finalistëve, juria e përbërë nga ekspertë të fushës, Drilon Jaha nga kompania 'Trampolinë', Drinor Selmanaj nga kompania 'Sentry Cybersecurity' dhe Vlora Gjurka nga Shkolla Digjitale, vlerësuan projektet fituese.

blog-image

Në këtë ceremoni, nxënësit së bashku me prindërit dhe pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin pjesë në një kuiz me njohuri të përgjithshme, ku fitues u zgjodh Rron Gashi, nxënës i Shkollës Digjitale, i cili u shpërblye me një muaj falas në kursin e programimit.

Kampionët e këtij edicioni të Spring Code Fest:
◾ Arba Hamiti në kategorinë CODE - Shiko projektin
◾ Avdyl Zeqiri në kategorinë Scratch - Shiko projektin
◾ Kaon Krasniqi në kategorinë Wordpress Basic -Shiko projektin
◾ Jon Mehmeti në kategorinë JavaScript - Shiko projektin
◾ Elsa Halili në kategorinë Front End - Shiko projektin
◾ Tarik Ajvazi në kategorinë Web Development - Shiko projektin
◾ Fion Mustafa në kategorinë Python
◾ Donjeta Ramadani në kategorinë React Native

blog-image

Falënderojmë të gjithë nxënësit për punën e tyre të mrekullueshme, stafin e Shkollës Digjitale falë të cilëve është realizuar kjo garë inspiruese dhe e suksesshme, jurinë për vlerësimin e projekteve në mënyrë të drejtë dhe për këshillat e tyre drejtuar nxënësve si dhe prindërit për besimin e tyre ndër vite.

Ftojmë të gjithë nxënësit e Shkollës Digjitale që të angazhohen me pjesëmarrjen e tyre në garat tona të ardhshme të programimit, sepse është një nga mënyrat më të mira për të shfaqur talentin e tyre në programim dhe të promovojnë vetën e tyre për mundësi të shumta të punësimit.

blog-image

More Blogs

header-image
Historia frymëzuese e suksesit në inovacion dhe biznes: Intervista e Hana Qerimi në Drive on D të Radio Dukagjini
View blog
header-image
Blinera dhe Jora, dy sukseset e radhës në fushën e programimit
View blog
header-image
Dita e Internetit më të Sigurt: Metoda si të mbroheni online
View blog
header-image
Si ta përdorim telefonin si mikrofon ne PC?
View blog
header-image
Mesimi i logjikes permes lojes
View blog