img img img
header-image

Blog 15 Mar 2023

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 2 min

Melos Shabani, nxënësi i radhës i suksesshëm i punësuar në Shkollën Digjitale Ferizaj

Përkushtimi, angazhimi i madh dhe suksesi i treguar gjatë ndjekjes së kursit të programimit në të gjitha nivelet vazhdon të shpërblehet për studentët e Shkollës Digjitale.

Melos Shabani është nxënësi i radhës që falë aftësive të shfaqura gjatë ndjekjes së programit tonë nga mosha 14-vjeçare, ka arritur të bëhet pjesë e stafit të shkollës duke u punësuar si instruktor.

Duke vlerësuar eksperiencën e akumuluar ndër vite në shkollë, Melosi synon t'i ndaj të gjitha me studentët e rinj të Shkollës Digjitale që një ditë mund të kalojnë po ashtu në hapat e tij.

"Shkolla Digjitale në Ferizaj është vendi ku kam marr hapat e parë të programimit, kam mësuar mbi logjikën e programeve dhe në çdo nivel kam mësuar gjëra më të avancuara. Këto njohuri, unë kam dëshirë ti ndaj me të tjerët prandaj edhe sot ndihmoj në mësimin e programimit të të rinjve të moshave 8-18 vjeç, të cilët ndjekin kursin e programimit në Shkollën Digjitale” , tha 19-vjeçari.

blog-image

Melosi ka bërë të ditur gjithashtu se ka arritur tashmë suksese të shumta nga ndjekja e kursit duke vlerësuar gjithashtu mundësinë e punësimit në pikën në Ferizaj të Shkollës Digjitale.

“Sukseset që kam pasur nga ky kurs kanë qenë të shumta, mirëpo veçoj mundësinë e punësimit këtu nga njohuritë që kam fituar si nxënës” , shtoi ai.

Instruktori i ri gjithashtu u dha një mesazh të gjithë të rinjve rreth përparësive të shumta që ofron drejtimi i zgjedhur.

“Dua t'i këshilloj bashkëmoshatarët e mi që të angazhohen dhe të përdorin përparësitë e mësimit të programimit, sepse ky drejtim ofron mundësi mjaft të mëdha pune dhe ju ndihmon edhe në jetë”.

Shkolla Digjitale vazhdon të jetë pikënisja e një suksesi në vazhdimësi për gjeneratat e reja.

Bëhu pjesë e komunitetit më të madh të programerëve

More Blogs

header-image
Shkolla Digjitale në bashkëpunim me IREX po trajnon të rinjë të shumtë në fushat më të kërkuara të teknologjisë!
View blog
header-image
Rrugëtimi i Shkollës Digjitale dhe StarLabs: Intervista e Hana Qerimi dhe Darsej Rizaj në Radio Urban FM
View blog
header-image
Profesionet – Dje, Sot dhe Nesër
View blog
header-image
Blinera dhe Jora, dy sukseset e radhës në fushën e programimit
View blog
header-image
Veshtrim personal per gjeneraten e re digjitale
View blog