img img img
header-image

Blog 22 Apr 2021

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 5 min to read

Ish- Presidentja Jahjaga në mbështetje të vajzave në TIK

Moto e vitit 2021: Vajzat e bashkuara, për të krijuar një të ardhme më të ndritshme.

Më 22 Prill, Shkolla Digjitale po bashkohet me komunitetin global që marrin pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK (Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit), duke tërhequr vëmendjen për nevojën e më shumë vajzave dhe grave në sektorin e TIK-ut.

blog-image

Përfaqësueset nga Shkolla Digjitale u pritën në takim nga ish-presidentja e shtetit

Znj. Atifete Jahjaga, ka ftuar në takim disa nga vajzat e Shkolles Digjitale me qëllim që të promovohet sa më shumë pjesëmarrja e vajzave në TIK.
Ish - Presidentja Jahjaga i ka përgëzuar vajzat për angazhimin e tyre në fushën e TIK-ut dhe theksoi se duhet krijuar më shumë kushte dhe mundësi për vajzat e reja me qëllim që ato t'i përcjellin ëndërrat e tyre, e në veçanti për vajzat në zonat rurale.

"Shkolla Digjitale pasi që ofron programe të caktuara për vajza dhe djem, ky është një brum shumë i mirë për fakultetet dhe studimet e mëtutjeshme në fushën e TIK-ut", tha Jahjaga.

blog-image

Vlora Gjurka dhe Jehona Binaku, instruktore të programimit në Shkollen Digjitale, theksuan se përmes Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, inkurajojnë vajzat dhe gratë e reja që të vazhdojnë edukimin në fushën e teknologjisë dhe zhvillimin e karrierës dhe aftësive në TIK sepse të gjitha vendet e punës tani kërkojnë aftësi digjitale.

Ndërkaq vajzat, Amela, Laida, Erika dhe Harisa, të cilat kanë ndjekur kursin e programimimit qysh nga mosha 10 vjeçe, njoftuan ish-Presidenten rreth angazhimit të tyre si programere të ardhshme dhe rreth aplikacioneve dhe webfaqeve të ndryshme të cilat ato i kanë krijuar.

Inkurajoni dhe frymëzoni vajzat dhe gratë e reja që të ndjekin edukimin në fushën e TIK-ut

Me teknologjinë që luan një rol në të gjitha llojet e karrierave, nga arti dhe historia te ligji, mësimdhënia fillore dhe dizajni grafik, mësimi i aftësive teknike në moshë të re do t'i bëjë vajzat të pavarura ekonomikisht. Prandaj, sektori i TIK-ut ka nevojë për më shumë vajza dhe gra. Falenderojmë znj. Atifete Jahjaga për mikpritjen dhe përkrajen e saj.

Tash e 1 dekadë, shënohet çdo vit dita ndërkombëtare “Vajzat në TIK”

Që nga viti 2011, mbi 377,000 vajza dhe gra të reja kanë marrë pjesë në më shumë se 11,400 festime të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK në 171 vende të botës. Mësimi dhe studimi në fushën e TIK-ut, është mjaft i rëndësishëm, sepse të rinjtë mund të zgjedhin karrierë përmes së cilës mund të bëjnë ndryshim në jetën e njerëzve dhe të bëjnë botën një vend më të mirë.

blog-image

Inspironi vajzat në udhëtimin e tyre në botën e teknologjisë sepse pa dyshim se, punët e së ardhmes do të drejtohen nga teknologjia dhe inovacioni.

Lexoni më shumë për vajzat në TIK.

Apliko tani dhe bëhu kampion.

More Blogs

header-image
ChatGPT, chatboti i jashtëzakonshëm i Inteligjencës Artificiale
View blog
header-image
Shkolla Digjitale, përfituese e grantit të ndarë nga Aktiviteti i USAID-it për zhvillimin e fuqisë punëtore të udhëhequr nga sektori privat
View blog
header-image
STARTUP ECOSYSTEM: Experts Insights në Tiranë!
View blog
header-image
Nxënësit e Shkollës Digjitale premtojnë shumë për të ardhmen në TIK dhe tregun e punës
View blog
header-image
Ish- Presidentja Jahjaga në mbështetje të vajzave në TIK
View blog