img img img
header-image

Blog 05 Mar 2021

Darsej Rizaj

author-image
🕑 6 min to read

Inspironi vajzat në udhëtimin e tyre në botën e teknologjisë

Vajzat në udhëheqje: Arritja e një të ardhmeje të barabartë në një botë me COVID-19

Deklaratë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas - 8 Mars 2021, ditë kjo e cila manifestohet me të gjitha arritjet e femrave në të gjitha fushat. Tani është koha që të shfrytëzojmë plotësisht fuqinë e udhëheqjes së grave dhe vajzave për të realizuar një të ardhme më të barabartë, më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme.

"Vajzat në botën e kodimit"

Kjo është moto e thirrjes së Shkollës Digjitale, në shenjë të përkrahjes jo vetëm sot, por çdo ditë, ndaj të gjitha vajzave të cilat kanë vullnetin dhe dëshirën të avancohen në fushën e kodimit dhe teknologjisë informative.

Pjesëmarrja e gjinisë femrore në sektorë të ndryshëm të punës, ka pasur rritje të vazhdueshme duke rezultuar me gjithëpërfshierje dhe barazi gjinore në secilën fushë. Vlen të ceket se në fushën e teknologjisë informative, vajzat kanë një impakt shumë të madh, si rezultat i interesimit sidomos në fushën e programimit.

blog-image

Shkolla Digjitale, qysh nga viti 2015, viti i themelimit të saj, ka përkrahur prezencën e vajzave në çdo nivel të kompanisë duke filluar nga: menaxhmenti, instruktoret e mësimit, administrata si dhe burimet njerëzore. Pa dyshim, këtë përbërje e plotësojnë fuqishëm edhe nxënëset tona të cilat vijojnë kursin e programimit tash e sa vite me radhë.

Rritja e numrit të vajzave që kodojnë

blog-image

Sot, ne jemi krenarë kur shohim se të rinjtë shprehin interesim më shumë për teknologjinë, e në veçanti për kodimin. Investimi në mësimin e kodimit është një investim afatgjatë, programimi konsiderohet të jetë profesioni i së ardhmës.

Rreth 30% e nxënësve në Shkollën Digjitale janë vajza

Me rritjen e vetëdijësimit, është rritur edhe numri i nxënësve në Shkollën Digjitale, e veçanërisht i vajzave, ku pjesëmarrja e tyre në shumicën e grupve është rritur rreth 30%.

blog-image

Vajzat tona, kanë krijuar programe kreative dhe funksionale, të cilat lehtësojnë punën, sidomos projektet reale për klientë. Disa nga projektet e shumta të vajzave tona janë:

Website “Safari group” nga Amela Kajtazi
Website “Monvelli” nga Laida Rusinovci
Website “Calliope” nga Erika Arllati
Website “Fiona’s music center” nga Andrra Sopi
Website “Minecraft” nga Ana Hasani
Website “Erta’s Makeup Studio” nga Erta Ahmeti
Loja “Code Game” nga Vlera Shala
Aplikacioni “Find my clothes” nga Tea Reqica
Website “ Art & Music Kosova” nga Vesa Breznica
Aplikacione dhe lojëra nga Erza & Elda Gacaferi

Ne ftojmë të gjitha vajzat e grupmoshave 8 - 18 vjeç, që së bashku me ne, të mësojnë kodimin sepse e ardhmja jonë është në duart e juaja.

Lexoni më shumë për Vajzat në TIK

blog-image

Apliko tani dhe bëhu kampion.

More Blogs

header-image
Drejtuesja e Shkollës Digjitale, Hana Qerimi pjesë e delegacionit të Presidentes Osmani në Web Summit
View blog
header-image
Dita e Internetit më të Sigurt: Metoda si të mbroheni online
View blog
header-image
Blinera dhe Jora, dy sukseset e radhës në fushën e programimit
View blog
header-image
Si funksionon Shkolla Digjitale online?
View blog
header-image
November Code Fest: Sfida 48 orëshe, një ngjarje frymëzuese e kodimit në Shkollën Digjitale
View blog