img img img
header-image

Blog 10 Jan 2024

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 10

Rrugëtimi i suksesit: Shkolla Digjitale dhe arritjet gjatë vitit 2023

Viti 2023 ishte një tjetër vit i suksesshëm për Shkollën Digjitale, duke shënuar arritje të shumta, zgjerim në shumë qytete të reja si dhe kontribute në aftësimin e gjeneratave të reja të cilët krijojnë aplikacione kreative dhe funksionale qysh nga mosha e hershme.

Zgjerimi në lokacione të reja

Pas kërkesave të shumta dhe sukseseve përmes franshizave të Shkollës Digjitale nëpër botë, këtë vit kemi zgjeruar rrjetin në tregun aziatik, me pikën në Filipine, në Shqipëri me pikat e reja në Tiranë dhe Durrës, si dhe tregun vendor me pikat e reja Deçan, Gjilan dhe Lipjan. Ky zgjerim, ka sjellë një rritje në numrin e nxënësve, veçanërisht në Kosovë me mbi 2800 nxënës aktiv, me një rritje prej 30% në krahasim me vitin 2022, duke dëshmuar interesimin e fëmijëve dhe të rinjve gjithnjë e më të madh për aftësim në teknologji informative dhe programim. Shkolla Digjitale vazhdon të mbetet shkolla e programimit me shtrirjen më të madhe në Kosovë, sa i përket lokacioneve dhe numrit të nxënësve.

Po ashtu, ka siguruar ri-akreditimin dhe është ri-validuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve për nivelin ‘Junior Programmer’ për pesë vite.

blog-image

Rritja e pjesëmarrjes së gjinisë femërore

Në përpjekjen për të promovuar barazinë gjinore, Shkolla Digjitale ka arritur të rrisë pjesëmarrjen e gjinisë femërore në staf dhe në numrin e nxënësve. Ndërsa pjesëmarrja e femrave në staf është mbi 56%, përqindja e tyre në numrin e nxënësve është rreth 30%, duke treguar një angazhim të vazhdueshëm për të inkurajuar dhe përfshirë më shumë vajza në fushën e teknologjisë.

Me rastin e ditës së vajzave në TIK, me moton "Girls who code change the world", mirëpritëm për ditën e ‘Girls In ICT’ mbi 150 pjesëmarrëse në Shkollën Digjitale në Prishtinë për të bashkëbiseduar me panelin e diskutimit rreth rrugëtimit të programereve të ardhshme dhe mundësive të vajzave në industrinë e TIK-ut. Po ashtu, gjatë këtij organizimi, informuam nxënëset tona me ofrimin e mundësive për vajzat në TIK si dhe storie suksesi inspiruese për fushën e TIK.

blog-image

Sukseset e nxënësve

Në garën e madhe 'ICT Awards', nxënësi i Shkollës Digjitale në Ferizaj, Lirik Rexhepi, fitoi çmimin në kategorinë 'Best Education Technology Project' dhe nxënësja e Shkollës Digjitale në Dibër, Orhidea Ollogu është vlerësuar në kategorinë 'Yjet në ngritje'. Nxënësit e Shkollës Digjitale në Prizren, Tarik Ajvazi, Enes Ramani, Ejmen Ajvazi kanë zënë vendet e para në panairin 'Albania Science & Engineering Fair'.

Melos Shabani është nxënësi i radhës që falë aftësive të shfaqura gjatë ndjekjes së programit tonë nga mosha 14-vjeçare, ka arritur të bëhet pjesë e stafit të shkollës duke u punësuar si instruktor në Shkollën Digjitale në Ferizaj. Vlen të theksohet një tjetër sukses i ish nxënësit nga Shkolla Digjitale Prizren, Denis Hoti i cili do të fillojë studimet në drejtimin 'Data Science' në Universitetin 'Eichstaett-Ingolstadt', në Gjermani.

Projekte të zhvilluara nga nxënësit:
Masar Hakiqi, me projektin ‘Libraria Digjitale’
Lart Sejdiu, me projektin ‘Xixë’
Tarik Ajvazi, me projektin ‘Green Planet’

Ish nxënësi i Shkollës Digjitale, Dielli Jashari, i cili nisi mësimin e tij në fushën e programimit në Shkollën Digjitale në Prishtinë kur ishte vetëm 6 vjeç, u shpall finalist në Olimpiadën Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë, e cila bashkon studentët nga klasa 1 - 12 për të trajtuar sfidat në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Në mesin e mbi 9000 nxënësve pjesëmarrës nga 98 vende të botës, Dielli ka kaluar me sukses edhe sfidat e kodimit, duke arritur në finalen e kësaj gare.

Po ashtu, Nxënësi i Shkollës Digjitale në Prishtinë, Nart Hoti, 9 vjeçar, ka përfaqësuar Shkollën tonë në sfidën ‘Bebras Computing’ apo ‘Kastori i Informatikës’, e cila është një iniciativë ndërkombëtare që synon të promovojë informatikën dhe të menduarit kompjuterik të grupmoshave 8 -18 vjeç. Në mesin e mbi 2000 nxënësve pjesëmarrës nga të gjitha komunat e Kosovës, Narti ka arritur në finalen e kësaj sfide, duke nxitur të menduarit kritik, algoritmik dhe zgjidhjes së problemeve, të cilit i urojmë shumë suksese në finale.

blog-image

Iniciativa Sociale dhe Arsimore

Me qëllim të inkurajimit të të rinjve, Shkolla Digjitale ka ofruar bursë për një vit pa pagesë në programin e rregullt, në organizimin ‘DigitALL: Inovacion dhe Teknologji për Barazi Gjinore’, të cilën bursë e kanë përfituar edhe tre nxënës pjesëmarrës në Shkollën Verore, si shpërblim për angazhimin e tyre gjatë programit të veçantë veror.

Në lokacionet e Shkollës Digjitale në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Lipjan dhe Deçan, patëm kënaqësinë të asistojmë rreth 6000 nxënës të shkollave publike, të cilët erdhën për të mësuar dhe për të provuar aftësitë e tyre në kodim gjatë një orë mësimore. Jemi të lumtur që këtë vit i është dhënë një rëndësi më e madhe orës së kodimit përmes partneritetit me SHPIK dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Organizuam një festë të veçantë me nxënësit që kanë përfunduar kursin në Shkollën Digjitale (Alumni), për të festuar një udhëtim të paharruar, arritjet e komunitetit të diplomuar dhe lidhjet e ngushta që kemi ndërtuar së bashku. Ky organizim ishte një mundësi e mirë për tu ri takuar njëri me tjetrin dhe për të ndarë planet dhe projektet e reja së bashku, si fillim i aventurës sonë të përbashkët, dhe ne shpresojmë që të kemi shumë ngjarje të tjera të tilla në të ardhmen.

blog-image

Nga ngjarjet teknologjike lokale te arena ndërkombëtare e inovacionit

Përmes stafit dhe nxënësve të Shkollës Digjitale, edhe këtë vit kemi qenë të përfshirë në mënyrë aktive në gara, organizime dhe konferenca të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Game Jam, Junction X Tirana, International B2B Software Days, DOKUTECH, Albania Science and Engineering Fair, dhe të tjera, ku pjesëmarrja në organizime të tilla ka dëshmuar përsëri nivelin e aftësive dhe talentit të nxënësve tanë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë adresimit në sesionin plenar të Parlamentit Evropian i ka bërë jehonë rrugëtimit të suksesshëm të bashkëthemelueses së Shkollës Digjitale, Hana Qerimi. Ajo ishte pjesë e delegacionit që përfaqëson më së miri vendin tonë me historinë e tyre dhe suksesin ndërkombëtar duke kthyer startup në marka globale me mbi 500 vendndodhje në mbarë botën si dhe duke bërë Kosovën lider në rajon si qendër teknologjike. Po ashtu, Hana ishte pjesë e delegacionit së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën më të madhe në botë rreth teknologjisë, ‘Web Summit’, e cila u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.

Shkolla Digjitale ka përmbyllur vitin 2023 me dekoratë dhe mirënjohje të pranuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për kontributin në Teknologji Informative dhe zhvillimin e shkathtësive tek të rinjtë.

blog-image

Shkolla Verore 2023

Gjatë muajve Korrik dhe Gusht, Shkolla Digjitale ka organizuar programin më të veçantë veror dy javor, për grup moshat 8-18 vjeç me një planprogram me fushat më atraktive të teknologjisë, të gjitha në një paketë: Artificial Intelligence, Cyber Security, Entreprenuership, 3D Game Development, Online Streaming dhe E-Sports. Në program ishin të përfshira edhe: qëndrimi tërë ditor me ushqim dhe pije, dy instruktorë për klasë, tournamente të ndryshme, vizita në kompani si dhe guest speaker.

Pjesë e Shkollës Verore në Prishtinë ishin mbi 150 nxënës, të cilët kanë ndjekur mësim intensiv për teknologji, kanë vizituar kompani të suksesshme të teknologjisë, janë argëtuar me lojëra të ndryshme si dhe shumë aktivitete të tjera.

blog-image

Hackathon: 48-hour challenge

Edhe këtë vit, është organizuar gara më e madhe e kodimit për fëmijët e grup moshave 8-18 vjeç, November Code Fest - edicioni i gjashtë, e cila u organizua si sfidë 48 orëshe. Nxënësit e Shkollës Digjitale na bënë përsëri krenar me projektet e tyre të suksesshme, në mesin e të cilëve janë zgjedhur fituesit e garës:

- Uvejs Borovci: Best Code Game
- Orges Hajzeraj, Sali Axhija & Andi Neziraj: Best Scratch Game
- Lora Vega: Best WordPress App
- Riga Hyseni: Best Mobile App
- Blin Halimi, Jon Mehmeti & Nil Bakija: Best Game App
- Amar Alija, Agon Kamberi & Dijedon Tairi: Best Web Development
- Leart Ramadani: Best React Native App

Përfundimi i kësaj gare në Shkollën Digjitale në Prishtinë, është një moment frymëzues për të gjithë pjesëmarrësit, duke shënuar një sukses të madh të radhës me zhvillimin e rreth 60 projekteve në kategori të ndryshme. Pjesëmarrja e një numri të madh të nxënësve nga Kosova dhe Maqedonia, në veçanti i vajzave, si dhe suksesi i tyre në këtë garë, dëshmon për rritjen dhe përparimin e interesimit të gjeneratave të reja në fushën e teknologjisë informative.

Ky moment i suksesshëm reflekton edhe përkushtimin e stafit dhe vullnetarëve të Shkollës Digjitale në Prishtinë dhe të franshizave të saj, për të ofruar një mjedis për zhvillimin e talenteve të reja në programim.

blog-image

Njohja e suksesit përmes mediave dhe revistave prestigjioze

Sukseset e Shkollës Digjitale dhe StarLabs janë prezantuar në një artikull rreth ndërtimit të ekonomisë digjitale, në një ndër revistat më të rëndësishme dhe të njohura botërisht, 'The Economist', e cila në baza javore mund të arrijë me miliona lexues. Gazetarët e 'The Economist' vizituan zyret tona në Prishtinë, me ç’rast realizuan një intervistë me Hanën.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim/ European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) ka publikuar një artikull lidhur me sukseset e Shkollës Digjitale dhe Hana Qerimit, në drejtimin e kompanisë, duke theksuar përfitimin nga programi “Youth in Business” i EBRD-së si dhe vlerësimin e Hanës si një nga sipërmarrësit e rinj që po ndikon në të ardhmen e industrisë së Teknologjisë Informative, më konkretisht të zhvillimit të aplikacioneve duke ofruar shërbime të jashtme për tregun ndërkombëtar.

Hana ishte pjesë edhe në një intervistëtelevizionin ndërkombëtar të Polonisë, ku ka mbështetur punën e ndërmarrësve duke theksuar potencialin e madh të rinisë së vendit tonë.

blog-image

Vlerësimi i punës përmes vizitave zyrtare

Patëm kënaqësinë që gjatë këtij viti në mesin e shumë vizitave zyrtare të mirëpresim në kompaninë tonë: nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Menaxheren Seniore të Marketingut në kompaninë e famshme LinkedIn, Hava Maloku, delegacionin e udhëheqësve të bizneseve të mëdha zvicerane Groupe Orllati, Edipresse Groupe SA, Lamuniere Holding SA, Probst Group Holding SA dhe Editions Favre.

Gjatë këtyre vizitave, bashkëthemeluesit dhe drejtuesit e Shkollës Digjitale, Hana Qerimi dhe Darsej Rizaj, i kanë njoftuar të pranishmit rreth punës dhe arritjeve të kompanisë sonë si dhe kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

blog-image

Mundësia e ndjekjes së kursit online

Shumë nxënës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Amerika dhe jo vetëm, janë bërë pjesë e kursit të programimit falë mësimit online. Pjesë e këtij komuniteti të madh online janë edhe nxënës të cilët jetojnë në zonat rurale dhe vendet përreth qyteteve të mëdha, duke pasur mundësi të kyçen online kudo që ndodhen.

Puna ekipore dhe profesionale e stafit

Një ndër pikat më të rëndësishme prapa suksesit të jashtëzakonshëm është puna ekipore dhe profesionale e stafit tonë. Ne ju falënderojmë të gjithë juve për partneritetin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme edhe këtë vit, duke qenë pjesë e rëndësishme e jona, në veçanti stafin e Shkollës Digjitale, të gjithë partnerët, nxënësit dhe prindërit për besimin e tyre.

Në shenjë mirënjohje për punën e tyre, të gjithë punëtorët e Shkollës Digjitale me mbi tri vite pjesë e kompanisë, kanë shijuar një udhëtim të paharrueshëm falas në Milano. Po ashtu, i gjithë stafi i Shkollës Digjitale shijuam një eksperiencë të paharrueshme në Shqipëri, si ‘staff retreat’ duke ndarë dhurata për njëri - tjetrin, krijuar momente argëtuese dhe festuar sukseset e përbashkëta edhe në festën e fundvitit të Shkollës Digjitale.

blog-image

Ne falënderojmë të gjithë për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme edhe gjatë vitit 2023, duke qenë pjesë e rëndësishme e jona, në veçanti stafin e Shkollës Digjitale, të gjithë partnerët, nxënësit dhe prindërit për besimin e tyre.

More Blogs

header-image
Dita e Internetit më të Sigurt: Metoda si të mbroheni online
View blog
header-image
Veshtrim personal per gjeneraten e re digjitale
View blog
header-image
Pse fëmijët tuaj duhet të jenë pjesë e Shkollës Verore?
View blog
header-image
Rrugëtimi i suksesit: Shkolla Digjitale dhe arritjet gjatë vitit 2023
View blog
header-image
Shkolla Digjitale në konferencën “Pirate Summit”, në Gjermani
View blog