img img img
header-image

Blog 03 Jan 2016

Darsej Rizaj

author-image
🕑

A është programimi ngarkesë për fëmijën?

Kohëve të fundit është krijuar një trend i ri në Prishtinë ku mundesh të dëgjosh prindërit e ndryshëm se kanë vendos të e dërgojnë fëmijën e tyre në kurs të programimit. Sidoqoftë, në momentin kur përmendët programimi si nocion, ai shfaq tek ne një ndjenjë të çuditshme e cila është e krijuar kryesisht nga bindjet e ndryshme rreth programimit dhe shkrep pyetjen se a është programimi ngarkesë për fëmijën tim?

Për shumicën e njerëzve që nuk e kanë profesion primarë IT, programimi është një tabu temë dhe automatikisht asocohet me nivel te larte te kompleksitetit, kodimit, ngarkesës psikike, stereotipave si Geek apo Nerd. Ky portretizim për programerë është kryesisht një portret i krijuar nga filmat ku ju mund të shini një person apo haker duke programuar gjëra komplekse që në shikim të parë duken sikurse nuk janë produkt i kësaj bote. Për të bërë gjërat e thjeshta, programimi nuk është asgjë tjetër vetëm se një gjuhe sikurse që është gjuha shqipe. Nëse e analizojmë gjuhën Shqipe, ne mund të vijmë në përfundim se gjuha jonë ka rregulla të veta gramatikore, alfabetin dhe një numër të mire të fjalëve që duhet mësuar për te komunikuar, lexuar apo shkruar.

Njëjtë edhe Programimi është gjuhë e cila përmes saj i jap instruksione të ndryshme kompjuterit. Secila gjuhë programuese i ka rregullat bazë të veta dhe një set të fjalëve që duhet mësuar. Sidoqoftë, çfarë e bënë programimin të lehtë është se rregullat bazë (gramatikën në këtë rast) janë të njëjta për çdo gjuhë programuese. Me fjalë të tjera, nëse i mëson këto rregulla, nuk është shumë e rëndësishme se çfarë gjuhe programuese përdorë, pasi që fjalët i gjen fare lehte.

Në rastin tonë, Programimi për fëmijë është njëjtë sikurse Alfabetin që e mësojnë në klasë të parë dhe rregullat bazë të matematikës. Fëmijët e mësojnë logjikën bazë të rregullave të programimit dhe në këtë mënyrë në të ardhmen ata do të mund të kuptojnë çdo gjuhë programuese dhe të përdorin atë.

blog-image

Për të kursyer fëmijët nga fjalët komplekse të programimit, ata përmes blloqeve krijojnë programet e tyre ku i mësojnë konceptet dhe logjiken, e në të njëjtën kohë nuk ngarkohen me terme teknologjike.

Aftësia për të krijuar gjëra të reja përmes programimit është fuqi që nuk ka limite. Një person që është i aftë të krijojë, pa marrë parasysh profesionin në të ardhmen, qoftë ai Jurist, Ekonomist, Shitës apo Doktor ai nuk do të jetë kurrë i varur të krijojë vegla digjitale personale dhe të i jap atij një avantazh që atë do ta dallojë nga çdo person tjetër që nuk i ka këto aftësi.

Shkolla Digjitale është shkollë e certifikuar në Prishtinë, me ekspertë të fushës që mundëson mësimin e programimit për fëmijët e moshave 7 – 15 vjeç. Ju mund të regjistroni fëmijën tuaj nga forma më poshtë dhe ne do të ju kontaktojmë për detaje.

Apliko tani dhe bëhu kampion.

More Blogs

header-image
Vajzat në TIK
View blog
header-image
Nxënësit tanë të suksesshëm, sot pjesë e stafit të Shkollës Digjitale
View blog
header-image
Pse fëmijët duhet të marrin pjesë në Shkollën Verore?
View blog
header-image
Drejtuesja e Shkollës Digjitale, Hana Qerimi pjesë e delegacionit të Presidentes Osmani në Web Summit
View blog
header-image
Shkolla Digjitale në bashkëpunim me IREX po trajnon të rinjë të shumtë në fushat më të kërkuara të teknologjisë!
View blog