img img img
header-image

Blog 12 Dec 2024

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 2 min

Nga nxënës në instruktor: Rrugëtimi i suksesit në Shkollën Digjitale

Shkolla Digjitale është vendi ku talenti dhe përkushtimi transformohen në arritje të mëdha. Me krenari ndajmë tri histori frymëzimi nga Vesa Susuri, Orges Reqica dhe Ilaz Gashi, të cilët, pas viteve të mësimit dhe përkushtimit, janë bërë udhëheqës të rinj në teknologji si instruktorë.

Vesa Susuri ka kaluar gjashtë vite mësimi në Shkollën Digjitale në Prizren, ku pas këtij rrugëtimi të gjatë dhe të suksesshëm, ajo ka vendosur të ndajë njohuritë dhe përvojën e saj me nxënësit e rinj si instruktore e programimit. Po ashtu, Vesa ka fituar çmime në gara të ndryshme dhe ka realizuar projekte të mrekullueshme gjatë periudhës si nxënëse.

Orges Reqica është shembulli i përkushtimit dhe rritjes personale. Pas pesë vitesh si nxënës në Shkollën Digjitale, ai ka përvetësuar aftësi të avancuara në programim dhe tani ndan njohuritë e tij si instruktor. Rruga e tij është një dëshmi e asaj që mund të arrihet kur pasioni për teknologjinë kombinohet me punë të palodhur dhe mësim të cilësisë së lartë.

Ilaz Gashi ka kaluar katër vite në kursin e programimit ku me njohuritë e fituara ai tashmë është bërë një shembull frymëzimi për gjeneratën e re të nxënësve, duke u bashkuar me ekipin tonë si instruktor. Angazhimi i tij është frymëzim për të gjithë ata që ndjekin hapat e tij.

Këto histori suksesi janë dëshmi e ndikimit të madh që Shkolla Digjitale ka në formimin dhe zhvillimin profesional të të rinjve. Jemi krenarë që kemi qenë pjesë e rrugëtimit të tyre dhe presim me padurim të shohim ndikimin e tyre pozitiv tek nxënësit e rinj.

Bashkohu me ne dhe ndërto historinë tënde të suksesit!

More Blogs

header-image
Nga Shkolla Digjitale, drejt ëndrrave të mëdha
View blog
header-image
Bordi i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare pritet nga Zyra e Kancelarit Gjerman
View blog
header-image
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, mirëpriti dhe shprehi përkrahjen e tij për aktivitetet e Shkollës Digjitale
View blog
header-image
Reagim në lidhje me lojën Balena Blu dhe si t`i mbrojmë fëmijët nga rreziqe të tilla
View blog
header-image
Përmbyllja e vitit 2021 me kampionët e November Code Fest 2021
View blog