img img img
header-image

Blog 21 Mar 2022

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 4 min

Njihuni me Artin, dikur nxënës sot i punësuar në StarLabs

Ju prezantojmë me një tjetër storie suksesi të një nga shumë nxënës tanë të suksesshëm, Art Rrustemi, i cili u bë pjesë e Shkollës Digjitale qysh nga mosha 13 vjeçare. Pas përfundimit të të gjitha niveleve të kursit të programimit, Arti në moshën 19 vjeçare filloi praktikën në kompaninë StarLabs, ku tani punon si zhvillues.

Njohuritë e fituara në Shkollën Digjitale vazhdojnë ta ndihmojnë sot edhe në studime
"Me programim kam filluar të merrem për herë të parë në Shkollën Digjitale, kur kam qenë 13 vjet. Shkolla Digjitale ka pasur ndikim të madh në karrierën time si programer sepse aty kam mësuar mbi logjikën dhe gjërat bazike të programimit dhe më vonë gjëra më të avancuara. Njohuritë e fituara në Shkollën Digjitale vazhdojnë të më ndihmojnë edhe sot mjaft shumë tani në studime si dhe në punën time si zhvillues”.

blog-image

Duke treguar sukses dhe angazhim për të punuar në këtë fushë mjaft të kërkuar, ai tashmë është pjesë e programerëve më të rinj të suksesshëm
“Sukseset që kam pasur nga Shkolla Digjitale kanë qen të shumta, mirëpo veçoj mundësinë e punësimit në StarLabs nga njohuritë që kam fituar si nxënës, si dhe zhvillimi i ueb aplikacioneve për klientë të ndryshëm”, tha Arti.

Njohuritë në kursin e programimit dhe praktika në StarLabs e kanë ndihmuar edhe në punën si programer
“Praktika në StarLabs ka qenë një mundësi e artë për të filluar karrierën time si programer i ri sepse kam mësuar praktikën e punës, fitimin e njohurive për projekte reale si dhe ballafaqimin me shumë sfida të kësaj fushe”, u përgjigj ai.

Arti këshilloi bashkëmoshatarët e tij që të angazhohen në drejtimin e programimit
“Dua t'i këshilloj bashkëmoshatarët e mi që të fillojnë të mësojnë dhe të merren sa më herët që është e mundur me programim, sepse ky drejtim ofron mundësi mjaft të mëdha pune dhe avansim në karrierë”, tha ai.

Bëhu pjesë e komunitetit më të madh të programerëve

More Blogs

header-image
Përmbyllja e vitit 2021 me kampionët e November Code Fest 2021
View blog
header-image
Inspironi vajzat në udhëtimin e tyre në botën e teknologjisë
View blog
header-image
Denisi 16 vjeçar, sot drejton kompaninë e tij
View blog
header-image
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, mirëpriti dhe shprehi përkrahjen e tij për aktivitetet e Shkollës Digjitale
View blog
header-image
Pesë arsye pse duhet të jeni pjesë e Shkollës Verore
View blog