img img img
header-image

Blog 23 Oct 2016

Darsej Rizaj

author-image
🕑 5 min to read

Studim rreth përdorimit të teknologjisë nga fëmijët

Si pjese e plan programit te rregullt te Shkolles Digjitale ku ne forme te kursit per femijet nen moshen 18 vjeçare mesohet per programim, shkenca kompjuterike, robotike dhe elektronike, mesimet e pergjithshme rreth teknologjise dhe edukata digjitale jan ne fokus te veçante gjate gjithe kohes.

Duke e marre parasysh nivelin e ekspozimit te teknologjise ne jeten e nje femije, eshte shume e rendesishme qe te kuptojme se a jemi duke i pergatitur femijet ne menyren me te mire qe ata te ballafaqohen me nje jete kaq shume te varur nga teknologjia.

Per te kuptuar me shume ne kete drejtim, Shkolla Digjitale ka filluar te analizoje shprehite e femijeve ne raport me teknologjine. Nga rezultatet e para ku jane anketuar me shume se 500 femije te grupmoshes 7 – 15 vjet me 12 pyetje baze, kemi keto rezulate dhe analiza.

blog-image

Shumica e femijeve kane me shume se nje paisje ne posedim te tyre. Eshte e rendesishme te ceket se 45 % e femijeve kane Sony Playstation, Xbox apo Nintendo, duke mos e anashkaluar faktin se 50 % vetem se kane smartfone personal.

blog-image

Tema rreth varshmerise nga smartfonet nuk eshte dicka qe diskutohet vetem ne raport me femijen, por vlen shume edhe per te rriturit. Me shume se 43 % te femijeve e pranojne qe jane te varur nga telefoni i tyre.

blog-image

Kur jane pyetur femijet per aktivitetet e tyre online, mbi 73 % kane pohuar se vizitojne Media Sociale si Facebook the Youtube. Ne rastin e Facebook eshte e rendesishme te ceket se mosha e lejuar eshte minimum 13 vjec. Kjo rregull eshte shume e anashkaluar nga femijet.

blog-image

Eshte e quditshme te mendosh sot te qendrosh pa teknologji per 1 muaj. Gjate shkolles verore te organizuar nga Shkolla Digjitale Summer School and Camp femijet perveç mesimeve, paten rastin te kalojne dy dite ne kampin Germia ne Prishtine ku pyetjen me te shpeshte qe ke mundur te degjosh nga femijet ishte a ka ketu Wi-Fi! Normal, pyetje nga ata qe nuk kishin 3G apo 4G.

blog-image

Rrjetet sociale jane bere pjese e femijeve, deshtem apo nuk deshtem te e pranojme. Nese ata femijet qe nuk jan pjese e rrjeteve sociale sot, shansat jane shume te medha qe shume shpejt te behen pjese e tyre duke marre parasysh presionin e larte social qe kan nga shoqeria. Shumica e femijeve perdorin rrjetet sociale se paku nje here ne dite apo me shume.

blog-image

Pyetje ndoshta pak e veshtire per femije, sidoqofte 71% pohuan se i kuptojne.

Sidoqofte te gjithe keta femije qe jane pergjigjur qe kuptojne, kur jane pyetur per detaje se cilat gjera i kuptojne, nuk kan ditur te pergjigjen as per gjerat bazike rreth çeshtjes.

Problemi qendron se po tua besh kete pyetje te medhenjeve do ta kuptosh gjithashtu se shumica e perdoruesve te rrjeteve sociale nuk jane gjendje te i kuptojne rregullat e perdorimit.

Ne rastin e femijeve eshte e rendesishme te cektet, se ata sot jane duke u ballafaquar me nje presion social online, nje presion mjaft i larte qe gjeneratat para tyre nuk e kan perjetuar. Eshte e rendesishme te analizojme dhe te kuptojme kete problematike pasi qe kjo mund te shpie edhe ne pasoja psikologjike tek femijet nga ngacmimet e ndryshme apo nga shfaqja e permbajtjeve jo adekuate qe paraqeisn ato, duke mos u futur me tutje tek temat tjera si vjedhja e identitetit, mashtrimet, ngacmimet e renda, viruset etj.

blog-image

Shumica e femijeve rrjetet sociale i perdorin me shume per qellime tjera si luajtja e lojerave apo humbja e kohes. Ne anen tjeter ku qellimi bazik i rrjeteve sociale eshte lidhja me njerez apo grupe te nje interesi te perbashket, me pak se 20% e femijeve e perdorin per kete arsye.

blog-image

Kur ne i pyesim femijet se cfare eshte Qytetaria Digjitale, mund te shofim qe gati gjysma e tyre nuk e dijne qe te jesh qytetar digjital eshte njejte sikurse qe je nje qytetar kur del ne rruge dhe edukata qytetare eshte fundamentale per secilin nga ne. Me vet faktin se ne po kalojme nje pjese te mire te jetes prane ekraneve tona, vetem pse jemi duke u fshehur prapa nje kompjuteri nuk do te thote qe rregullat baze te shoqerise nuk vlejne. Ne kete drejtim, duhet shume edukim sidomos per moshat e reja te cilet po i pret nje e ardhme shume e nderlidhur me teknologjine.

blog-image

Kjo teme eshte pothuajse tabu ne shoqerine tone. Ngacmimi online eshte njejte i rrezikshem sikurse edhe ngacmimi fizik. Analiza tregon se nga i gjithe ky ekspozim socilal mbi 30 % te femijeve pranojne se jane ngacmuar online nga ndokush. Sidoqofte ne diskutime private, femijet me kane treguar edhe per raste qe kane dale ne takime me persona anonim per arsye te luajtjes se lojerave online se bashku. Fatmiresisht qe shoqeria jone nuk eshte e degraduar ne masa sikurse qe eshte bota perendimore ku kidnapimi i femijeve eshte teme mjaft serioze, megjithate prindet duhet shtuar kujdes pasi qe nuk do te thote kjo qe rreziku nuk eshte i mundshem.

blog-image

Ne anen tjeter, kur i pyesim femijet se a kane ngacmuar ndokend online, statistikat jane me keq se qe kisha deshiruar te ishin. Gati 30 % e femijeve pranojne se kane ngacmuar ndokend online, ne nje forme apo tjetren. Ndoshta kjo edhe ka te beje me natyren e shoqerise qe jemi, ku ne mes vete dhe shoqerise se ngushte cinizmi eshte i ngujuar thelle ne shoqeri.

Ne Shkollen Digjitale femijeve u mesojme qe keto paisje teknologjike te shfrytezohen ne menyre efektive, duke i mesuar ata qe te i shikojne keto paisje si vegla pune per te hulumtuar, krijuar dhe per tu informuar dhe jo vetem si mjet loje apo menyre argetimi per te humbur kohen. Per me teper, tashme ata duhet edukuar mbi edukaten digjitale si baze themelore e jeteses sone te perditshme ne menyre te njejte si edukata qytetare.

Darsej Rizaj
CEO, Shkolla Digjitale

Apliko tani dhe bëhu kampion.

More Blogs

header-image
Kur është koha e duhur që fëmija juaj të mësoj programim?
View blog
header-image
Bordi i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare pritet nga Zyra e Kancelarit Gjerman
View blog
header-image
Dita e Internetit më të Sigurt: Metoda si të mbroheni online
View blog
header-image
Suksesi ndërkombëtar i Shkollës Digjitale dhe StarLabs, pjesë e fjalimit inspirues të Presidentes Osmani në Parlamentin Evropian
View blog
header-image
Ish- Presidentja Jahjaga në mbështetje të vajzave në TIK
View blog