img img img
header-image

Blog 06 Feb 2024

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 5 min

Dita e Internetit më të Sigurt: Metoda si të mbroheni online

Dita e Internetit më të Sigurt është një ngjarje shumë e rëndësishme që synon të rrisë ndërgjegjësimin rreth përdorimit të sigurtë të teknologjisë informative dhe komunikimit në internet. Sulmet kibernetike janë bërë gjithnjë e më të shpeshta dhe më të avancuara, ku forma më e shpeshtë e këtyre sulmeve është përmes emailit të rremë apo përmes faqeve të internetit ku kërkohen të dhënat personale si fjalëkalimet, detajet e llogarisë bankare, të rrjeteve sociale, etj.

Për të mbrojtur veten dhe fëmijët tuaj nga këto rreziqe, është e rëndësishme të informoheni për praktikat e sigurisë online, të jeni të kujdesshëm me informacionet personale dhe të përdorni aplikacione që garantojnë siguri. Gjithashtu, të monitoroni aktivitetet online të fëmijëve tuaj në mënyrë që ata të jenë të sigurtë.

blog-image

Disa metoda se si mund të mbroheni online:

Ndërgjegjësimi dhe edukimi: Ndiqni konferenca, kurse ose seminare rreth sigurisë kibernetike dhe informohuni për rreziqet më të reja dhe më të shpeshta, dhe si të mbroheni nga ato.
Përdorni fjalëkalime të forta: Fjalëkalimet që i përdorni, duhet të jenë të gjata, me karaktere të ndryshme dhe me komplekse. Mos përdorni të njëjtat fjalëkalime për më shumë se një llogari.
Përdorimi 2FA: Aktivizoni autentifikimin e dyfaktorit për llogaritë tuaja të rëndësishme. Kjo do të thotë që përveç fjalëkalimit, do të kërkohet një metodë tjetër (si një kod i dërguar në celular) për të hyrë në llogarinë tuaj.
Vendosni program antivirus dhe antimalware: Instaloni dhe mbani të përditësuar programe antivirus dhe antimalware për të zbuluar programe të dëmshme në pajisjet tuaja.
Kujdes në email dhe faqe të internetit: Mos hapni email apo faqe të dyshimta. Verifikoni adresën e email dhe përmbajtjen para se të klikoni diku apo të shkarkoni ndonjë dokument apo file të dëmshëm.
Bëni backup të rregullt të të dhënave: Mbajini të dhënat tuaja kopje rezerve në një vend të sigurt për të rikthyer ato në rast se jeni prekur nga një sulm kibernetik.

Këto janë disa nga hapat bazë që mund të ndërmerrni për tu mbrojtur nga rreziqet e sigurisë kibernetike. Le të kujdesemi së bashku për të ndërtuar një internet më të sigurt për të gjithë, dhe bota digjitale të jetë një vend më i sigurt për fëmijët tanë, ku ata mund të aftësohen, shprehin kreativitetin e tyre dhe mësojnë të bëhen krijues të teknologjisë, e jo vetëm përdorues.

More Blogs

header-image
Blinera dhe Jora, dy sukseset e radhës në fushën e programimit
View blog
header-image
Historia frymëzuese e suksesit në inovacion dhe biznes: Intervista e Hana Qerimi në Drive on D të Radio Dukagjini
View blog
header-image
Melos Shabani, nxënësi i radhës i suksesshëm i punësuar në Shkollën Digjitale Ferizaj
View blog
header-image
Pesë arsye pse duhet të jeni pjesë e Shkollës Verore
View blog
header-image
Hana Qerimi fiton çmimin ‘Young Woman Entrepreneur’
View blog