image
MËSIMI I PROGRAMIMIT FIZIKISHT NË KLASA
Mësimi fizikisht organizohet me intenzitet 2 herë në javë me nga 1 orë e gjysmë akademike, ose vetëm të premteve nga 2 orë akademike, duke zgjedhur orarin që ju përshtatet më së shumti. Nxënësit kanë kushte të përshtatshme për mësim ku secilit i dedikohet kompjuteri dhe hapësira personale.

Nën udhëheqjen e instuktorëve ata punojnë në mënyrë praktike duke aplikuar të gjitha njohuritë e nxëna, në hapsirat e Shkolles Digjitale e cila plotëson të gjitha kushtet e nevojshme me teknologjitë më të reja. Me anën e projekteve dhe vlerësimit sistematik nxënësit kalojnë nga një nivel në tjetrin, duke u pajisur me me çertifikata të akredituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.
MËSIMI I PROGRAMIMIT ONLINE NGA SHTËPIA
Mësimi online organizohet me intenzitetin e njejtë si ai fizikisht, poashtu me mundësi të zgjedhjes së orarit më të përshtatshëm. Mësimi zhvillohet përmes platformes Sistemit të Menaxhimit të Mësimit (Learning Management System - LMS) të krijuar nga Shkolla Digjitale për nevojat specifike të nxënësve të saj. Secili nxënës ka një llogari private në platformën e Shkollës, ku përmes saj ndjekë mësimin online nën ligjërimin e instruktorit live.

Mësimi online ka rezultuar të jetë produktiv në nivelin e njejtë me mësimin fizik, përparësi kjo e cila mundëson që kursi i programimit të ndjeket kudo që fëmijët ndodhen. Platforma online mundëson eksperiencën e klasës fizike ku nxënësi ka hapësirën e dedikuar per dorëzimin e projekteve, komunikimin me instruktorin, komunikimin me shokët dhe shoqet e klasës si dhe mundësinë e pjesëmarrjes nëpër sfida/kuize të ndryshme.
right-image
image
EKIPI I KUALITETIT
Me qëllim që mësimi të jetë sa më efektiv dhe kualitativ, ekipi i kualitetit monitoron secilin grup gjatë mësimit fizikisht apo online duke vlerësuar projektet e nxënësve në llogarinë e tyre në platformën LMS, kështu duke siguruar që projektet plotësojnë kriteret e caktuara në bazë të niveleve përkatëse.

Nxënësit të cilët nuk përmbushin kriteret e caktuara nga Shkolla Digjitale, rekomandohen të përsërisin projektet ose nivelin gjithnjë duke u konsultuar edhe me prindërit e tyre.

GRUPMOSHAT

8-11 VJEÇ

  • icon
    Kohëzgjatja: Një vit akademik
  • icon
    Grupmosha: 8-11 vjeç
  • icon
    Intenziteti: 2 herë në javë nga 1 orë e gjysmë (akademike)
  • icon
    Grupi: 8-18 nxënës
  • icon
    Mundësia: Online ose Fizikisht

GRUPMOSHAT

12-15 VJEÇ

  • icon
    Kohëzgjatja: Një vit akademik
  • icon
    Grupmosha: 12-15 vjeç
  • icon
    Intenziteti: 2 herë në javë nga 1 orë e gjysmë (akademike)
  • icon
    Grupi: 8-18 nxënës
  • icon
    Mundësia: Online ose Fizikisht

GRUPMOSHAT

16-18 VJEÇ

  • icon
    Kohëzgjatja: Një vit akademik
  • icon
    Grupmosha: 16-18 vjeç
  • icon
    Intenziteti: 2 herë në javë nga 1 orë e gjysmë (akademike)
  • icon
    Grupi: 8-18 nxënës
  • icon
    Mundësia: Online ose Fizikisht