img img img
header-image

Blog 25 Apr 2023

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 2 min

Lumir Abdixhiku viziton Shkollën Digjitale dhe StarLabs, potenciali i IT-së në qendër të diskutimit

Shkolla Digjitale dhe StarLabs kanë mirëpritur në vizitë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Bashkëthemeluesit dhe drejtuesit e Shkollës Digjitale dhe StarLabs, Hana Qerimi dhe Darsej Rizaj i prezantuan kreut të LDK-së ambientet e të dy kompanive duke ndarë gjithashtu rrugëtimin e tyre nga hapat e parë e deri te suksesi ndërkombëtar.

blog-image

Gjatë vizitës, drejtuesit e Shkollës Digjitale dhe Starlabs ndanë përvojën e tyre ndër vite në aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve të grupmoshave 8-18 vjeç përmes kursit të programimit si dhe përgatitjen e kuadrove të reja në fushën e teknologjisë, duke ofruar mundësi punësimi dhe avancim në karrierë.

Një theks i veçantë gjatë vizitës i është dhënë edhe potencilit të jashtëzakonshëm të sektorit të IT-së në Kosovë, dhe veçanërisht mënyra se si të integrohet në të gjithë sistemin arsimor të vendit duke përdorur modelin tonë shkollor. Integrimi i kodimit në kurrikulë duke filluar nga klasat e para ishte fokusi kryesor i bisedës.

blog-image

Udhëheqësit shprehën gjithashtu vullnetin e tyre për të bashkëpunuar me institucionet publike, duke deklaruar përkushtimin e tyre ndaj objektivit të përbashkët për të ndihmuar dhe fuqizuar të rinjtë. Ata theksuan se janë vazhdimisht në hapur ndaj partneriteteve të tilla.

Po ashtu, u theksua se duhet të ecim në hap me avancimet aktuale teknologjike, pasi sektori i IT-së në tërësi ofron zgjidhje për të ardhmen e brezit tonë të ri.

Ardit Xhaferi, një ish-student i Shkollës Digjitale dhe tani Full Stack Web Developer në StarLabs, prezantoi Abdixhikun edhe me gjuhën e parë të programimit shqip të krijuar në StarLabs. Kjo gjuhë mund t'u mësojë brezave të rinj programim pa njohuri paraprake të gjuhës angleze, gjë që do të jetë shumë e dobishme për zbatimin e kurrikulës së programimit në shkollat fillore.

blog-image

Shkolla Digjitale dhe StarLabs nisën rrugëtimin e tyre në Prishtinë duke prezantuar një qasje të re në edukimin e të rinjve duke përdorur logjikën e bazuar në lojë. Sot, ky koncept inovativ është zgjeruar në shumë vende anembanë globit, duke përfshirë Slloveninë, Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara, Meksikën dhe shumë vende të tjera.

More Blogs

header-image
Sukseset e franshizave të Shkollës Digjitale
View blog
header-image
Studim rreth përdorimit të teknologjisë nga fëmijët
View blog
header-image
Alumni Party: Një festë për të ndarë sukseset dhe lidhjet e forta
View blog
header-image
Nga Shkolla Digjitale, drejt ëndrrave të mëdha
View blog
header-image
Si ta përdorim telefonin si mikrofon ne PC?
View blog