img img img
header-image

Blog 15 Feb 2022

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 5 min to read

Intervistë me nxënësin tonë të muajit, Denis Hoti

Denisi 16 vjeçar, sot drejton kompaninë e tij

Një talent si Denisi, të jep përshtypjen se ka filluar të merret me programim qysh në moshë të hershme. Mirëpo, ai na tregoi se kur ka filluar me hapat e parë në fushën e programimit:

“Me programim kam filluar të merrem qysh nga viti 2019, në moshën 13 vjeçare. Pra kur jam regjistruar në Shkollën Digjitale, kam filluar të mësoj bazat dhe njohuritë e para të programimit”.

blog-image

Se sa kanë pasur ndikim mësimet në Shkollën Digjitale në zhvillimin e tij si programer, na tregon më shumë:

"Kursi i programimit në Shkollën Digjitale, ka pasur një ndikim shumë të rëndësishëm në zhvillimin tim si programer dhe në aftësitë e fituara. Duke filluar nga njohuritë bazike në nivelet fillestare e deri tek aftësitë më të avancuara në nivelet profesionale. Këto njohuri, përveç se më kanë ndihmuar shumë në punë, kanë ndikuar edhe në shprehjen time të kreativitetit dhe mendimin kritik." tha ai.

Kujtojmë se Denisi falë angazhimit të tij dhe njohurive të fituara, është shpallur fitues në garën e programimit (Hackathon) të organizuar si pjesë e Festivalit të teknologjisë informative KosICT, me projektin “Feel the Space”. Po ashtu, ai u shpall finalist në garën më të madhe të kodimit në Kosovë, November Code Fest 2021.

blog-image

Pas sukeseve të njëpasnjëshme të tij, Denisi ka themeluar kompaninë e tij startup "Dookoo" të cilën e ka themeluar bashkë me disa partner të huaj.

“Falë bashkëpunimit me disa kolegë të huaj, më ka ardhur mundësia që të kontribuoj në hapjen e kompanisë "Dookoo" me lokacion në Londër, për të cilën punoj remote nga Kosova. Kjo kompani ofron shërbime për Rritje Biznesi dhe Transformim Digjital (Business Growth & Digital Transformation) me teknologjitë më të avancuara dhe me strategji dhe shërbime unike në mbarë botën”, tha mes tjerash ai.

blog-image

Na trego pak përshtypjet dhe sfidat e tua në drejtimin e një kompanie?

"Fusha e programimit dhe e teknologjisë informative është me potencialin më të lartë në treg dhe me mundësitë më të mira. Konkurrenca është sfiduese normalisht, por duke ofruar diçka unike dhe me vlerë në treg gjithmonë do të ketë sukses. Prandaj nuk duhet ndaluar kurrë", tha Denisi.

blog-image

Shkolla Digjitale i ka ofruar Denisit mundësinë që të fillojë praktikën e punës (internship) në Kompaninë StarLabs si zhvillues i gjuhëve Laravel dhe PHP, të cilat ai i ka mësuar në vitin e dytë të kursit të programimit.

"Është një ndër eksperiencat më të mira deri tani, ku kam mundësinë që të punojë dhe vazhdimisht të mësojë edhe gjëra të reja që kërkohen në tregun e punës falë një ekipi fantastik me energji pozitive”, tha ai.

Denisi sugjeron të gjithë të rinjët që të mësojnë programim dhe të bëhen pjesë e Shkollës Digjitale për një të ardhme sa më të mirë dhe një karrierë më të suksesshme në fushën e teknologjisë.

Apliko tani dhe bëhu kampion.

More Blogs

header-image
Melos Shabani, nxënësi i radhës i suksesshëm i punësuar në Shkollën Digjitale Ferizaj
View blog
header-image
Dion Osmani
View blog
header-image
Bordi i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare pritet nga Zyra e Kancelarit Gjerman
View blog
header-image
Shkolla Digjitale, përfituese e grantit të ndarë nga Aktiviteti i USAID-it për zhvillimin e fuqisë punëtore të udhëhequr nga sektori privat
View blog
header-image
Nxënësit tanë të suksesshëm, sot pjesë e stafit të Shkollës Digjitale
View blog