img img img
header-image

Blog 12 Oct 2021

Vlora Gjurka

author-image
🕑 5 min to read

Intervistë me nxënësin tonë të muajit, Dion Osmani

Në pyetjen tonë drejtuar Dionit se ku ka dëgjuar për herë të parë për kursin e programimit, ai u përgjigj:
“Për Shkollën Digjitale, për herë të parë jam interesuar nga objekti i shkollës në Ferizaj, e cila më nxiti të marr më shumë informata rreth saj. Qysh nga viti 2017, katër (4) vite më parë, fillova kursin e programimit, dhe sot vazhdoj të jem pjesë e kësaj shkolle, në nivelin e avancuar”, tha Dioni.

Se sa ka pasur njohuri në këtë fushë para se të fillojë kursin e programimit në Shkollën Digjitale, Dioni tregoi se ka filluar nga zero, pra nuk ka pasur fare njohuri. Lidhur me projektet e tij të shumta të realizuara gjatë periudhës katër (4) vjeçare, Dioni theksoi:
“Ndër projektet e mia më të veçanta, tek i cili kam shprehur shumë përkushtim dhe e kam punuar me shumë motiv, do veçoj projektin e punuar me gjuhët PHP dhe MySQL, sepse lidhja dhe bashkëpunimi i bazës së të dhënave ka qenë diçka që mua më ka ngjallur shumë interes”.

Kujtojmë se Dioni, falë angazhimit të tij aktiv në aktivitetet online të organizuara çdo javë nga Shkolla Digjitale dhe falë votave të shumta nga nxënësit e tjerë, në vitin akademik 2019/2020 ka qenë House Master në Shkollën Digjitale. Lidhur me këtë, ai na tregoi më shumë:
“Houses (shtëpitë) në Shkollën Digjitale është një nga eksperiencat më të vlefshme për mua, sepse falë angazhimit tim me houses, unë kam njoftuar shumë nxënës talente nga e gjithë bota. Me këta nxënës, kemi bashkëpunuar për të fituar garën e houses dhe sot kemi interesa të njëjta dhe vazhdojmë të kemi shoqëri të mirë. Angazhimi me houses më ka mundësuar të mësoj dhe të marr pjesë në lojëra në të njëjtën kohë. Po ashtu, kodimi i projekteve dhe dekriptimi i kodeve ka qenë një nga aspektet më atraktive, sepse në të njëjtën kohë merrja njohuri në programim dhe jam argëtuar me aktivitete interesante”.

blog-image

Si House Master në Shkollën Digjitale, Dioni thekson se challenges (sfidat) zhvillojnë logjikën e nxënësve në fusha të ndryshme të teknologjisë dhe jo vetëm, prandaj ai i sugjeron të gjithë nxënësit të përfshihen dhe të jenë pjesë e tyre.
“Dy challenges të cilat i veçoj janë ajo e dekriptimit të kodit, të cilin e kam përfunduar i pari nga të gjithë pjesëmarrësit dhe njëkohësisht ka qene dekriptimi i parë për mua i cili ka zgjatur disa orë. Pas këtij challenge, Shkolla Digjitale ka krijuar një challenge personal për mua me qëllim që të përfshihem edhe më shumë në këtë drejtim meqenëse kam pasur sukses. Jam ndjerë jashtëzakonisht i lumtur kur kam përfunduar këto dy challenges me sukses”, tha mes tjerash ai.

Se sa i ka ndihmuar Dionit kursi i programimit në drejtimin e tij në fakultet, na tregon më shumë:
“Për momentin, jam në nivelin Java, e cila njihet si një nga gjuhët më të njohura në botë dhe do të jetë pa dyshim shumë e rëndësishme në të ardhmen time. Njëkohësisht, po ndjek studimet në kolegjin UBT ne drejtimin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri. Njohuritë të cilat i kam fituar në kursin e programimit më kanë krijuar një bazë shumë të mire për fakultet falë së cilës edhe i kam shume më të lehta studimet”.

Aktualisht, Dioni është duke punuar në disa projekte njëkohësisht me gjuhën programuese Java, me qëllim që t'i praktikojë të gjitha njohuritë e fituara në Shkollën Digjitale.

blog-image

Mësimi i programimit ka benefite të shumta tek fëmijët sepse i mëson ata të mendojnë në mënyrë logjike, të mësojnë zgjidhjen e problemeve, të krijojnë shprehinë e punës, të shprehin kreativitetin si dhe të socializohen me komunitetin e programerëve nga e gjithë bota.

Regjistrohu tani në kursin më atraktiv të epokës digjitale.

Apliko tani dhe bëhu kampion.

More Blogs

header-image
Bordi i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare pritet nga Zyra e Kancelarit Gjerman
View blog
header-image
Kur është koha e duhur që fëmija juaj të mësoj programim?
View blog
header-image
Si ta përdorim telefonin si mikrofon ne PC?
View blog
header-image
November Code Fest: Sfida 48 orëshe, një ngjarje frymëzuese e kodimit në Shkollën Digjitale
View blog
header-image
Gjenerata e dytë e Shkollës Digjitale, përfituese e praktikës në StarLabs
View blog