img img img
header-image

Blog 22 Jun 2023

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 2 min

Liderët e bizneseve më të mëdha në Zvicër vizitojnë Shkollën Digjitale dhe StarLabs 

Sot patëm nderin e veçantë të mirëpresim për vizitë delegacionin e udhëheqësve të bizneseve të mëdha zvicerane të përbërë nga: Avni Orllati, drejtor i Groupe Orllati; Sebastien Lamuniere, drejtor i Edipresse Groupe SA; Pierre Lamuniere, drejtor i Lamuniere Holding SA; Jean-Marc Probst, kryetar i Probst Group Holding SA dhe Pierre-Marcel Favre nga Editions Favre.

Gjatë kësaj vizite, drejtuesit e Shkollës Digjitale dhe StarLabs, Hana Qerimi dhe Darsej Rizaj, i prezantuan delegacionit ambientet e të dy kompanive si dhe ndanë rrugëtimin e tyre nga fillimet e kompanive deri te sukseset e mëdha ndërkombëtare si dhe planet për të ardhmen.

Po ashtu, ata ndanë përvojën e tyre ndër vite në aftësimin e fëmijëve dhe të rinjve të grupmoshave 8-18 vjeç përmes kursit të programimit si dhe krijimin e mundësive të punësimit dhe mbështetjes së avancimit në karrierë në fushën e teknologjisë informative.

blog-image

Shkolla Digjitale dhe StarLabs synojnë të zhvillojnë një gjeneratë të re ekspertësh të teknologjisë, të cilët mund të japin kontribute të rëndësishme në industrinë e kësaj fushe, duke mbështetur inovacionin dhe zhvillimin e saj. Ata gjithashtu theksuan përkushtimin e tyre për të promovuar rritjen profesionale dhe për të ndihmuar në zhvillim e gjeneratave të reja, duke shërbyer si mentorë dhe udhërrëfyes.

Takimi u fokusua gjithashtu në ndikimin e thellë të Inteligjencës Artificiale teksa bota vazhdon të përjetojë zhvillime të jashtëzakonshme në këtë drejtim. Delegatët ndanë pikëpamjet e tyre në atë se si Inteligjenca Artificiale po transformon fusha të ndryshme të jetës dhe industri të shumta. Ndarja e pikëpamjeve jo vetëm që ndihmoi në një kuptim më të thellë të avantazheve dhe vështirësive që mund të hasen, por gjithashtu u theksua edhe rëndësia e avancimit të përgjithshëm në këtë fushë.

Para delegacionit u prezantuan po ashtu projekte profesionale të realizuara nga nxënësit e Shkollës Digjitale me ç'rast u diskutua edhe e ardhmja arsimit dhe teknologjisë në përgjithësi që po evoluon çdo ditë e më shumë.

More Blogs

header-image
Drejtuesja e Shkollës Digjitale, Hana Qerimi pjesë e delegacionit të Presidentes Osmani në Web Summit
View blog
header-image
Rrugëtimi i Shkollës Digjitale dhe StarLabs: Intervista e Hana Qerimi dhe Darsej Rizaj në Radio Urban FM
View blog
header-image
Studim rreth përdorimit të teknologjisë nga fëmijët
View blog
header-image
Njihuni me Artin, dikur nxënës sot i punësuar në StarLabs
View blog
header-image
Dita e Internetit më të Sigurt: Metoda si të mbroheni online
View blog