Kushtet bazë per mesimin online:

  • Internet.
  • Browserin Chrome te instaluar.
  • Kompjuter (laptop ose PC ), (nuk lejohet Tablet ose Telefon)

Sidocofte nese i keni keto tjerat atehere eksperienca juaj gjate mesimit do te jete edhe me e mire nese ju do te siguroni:

  • Ndegjuese me mikrofon.
  • Video Kamere (me llaptop ska nevoje).
  • Dhome private ku do te keni privatesi dhe qetesi.

Si të fillojmë mësimin

Hapi 1 – Sigurohuni qe keni Google Chrome te instaluar ne kompjuterin tuaj:

Nese ju si prind nuk keni njohuri, ju siguroj qe nje nxenes i Shkolles Digjitale din si te beje kete procedure.

Nese nuk e keni te instaluar Google Chrome atehere ju lutem ta instaloni duke klikuar ne linkun me poshte:

https://www.google.com/chrome/?brand=CHBD&gclsrc=ds&gclsrc=ds

Pasi te shkarkoni aplikacionin, ju lutem hapeni fajllin e shkarkuar dhe percjellini hapat deri ne hapje te Google Chrome.

Hapi 2 – Hapeni LMS sistemin e Shkolles Digjitale

Hapeni google chrome dhe shkruani apo kopjoni linkun me poshte:

lms.digitalschool.tech

Hapi 3 – Shkruani username dhe password.

Tani eshte hapur faqja ku ju duhet te shkruani username dhe password (keto informata i kan nxenesit). Ne rast se nuk i keni keto informata ju lutem na kontaktoni ne 045 301 502 ose ne facebook chat, dhe ne do te ju ndihmojme ne cdo kohe.

Hapi 4 – Hapeni kursin tuaj.

Hapeni nivelin ne te cilin aktualisht jeni ne rast se jeni nxenes aktiv i Shkolles Digjitale.

Hapi 5 – Fillo mesimin online

Ju lutem shkoni tek mesimi (Lesson) i cili e ka shenjen “LIVE” sikurse ne foton me poshte. Klikoni ne shenjen “LIVE” pastaj e filloni mesimin duke klikuar ne butonin Access.


Si organizohet mesimi

Per te siguruar kualitet sa me te larte gjate procesit te mesimit online dhe simulimit te ambientit te shkolles, Shkolla Digjitale ka marre masa konkrete per kete dhe garanton eksperience te ngjajshme me ate te nje klase fizike.

Instruktori monitoron te gjithe nxenesit.

Njejte sikurse edhe ne klase reale, Instruktori permes sistemit tone online, do te monitoroj gjate gjithe kohes se cfare jane nxenesit duke bere ne kompjuteret e tyre dhe ka mundesi te ndemarre keto masa per te garantuar kualitet:

  • Te ndaloje mikrofonin e nje nxenesi ne rast te abuzimit (zhurmes) me te.
  • Te keshilloje nje nxenes se cfare te beje sa eshte duke punuar.
  • Te suspendoje nje nxenes nga i gjithe procesi ne rast te prishjes se disiplines ne ore.

Cfare mund te bejne nxenesit gjate procesit te mesimit:

Nxenesit gjate procesit te mesimit i kane disa opcione qe mund ti perdorin:

  • Nxenesit mund te perdorin sistemin CHAT ne rast se nuk kane mikrofon dhe ju duhet te bejne pyetje.
  • Nxenesit mund te perdorin Audio dhe Video gjate diskutimeve per te komunikuar me lehte me instruktorin.
  • Nxenesit mund te tregojne pamjen se cfare po bejne ne kompjuter ne menyre qe te tregojne punen e tyre apo kerkojne ndihme.
  • Nxenesit mund te ngrisin doren virtuale (sikurse ne shkolle) kur deshirojne te marrin asistence nga instruktori.

Cfare bene Shkolla Digjitale per te siguruar kualitetin e mesimit online?

Pervec sistemeve digjitale qe jane krijuar per te siguruar nje ambient sa me te mire digjital, Shkolla Digjitale e ka edhe Drejtorin e Studimeve dhe Sigurise se kualitetit i cili futet here pas here dhe pa paralajmerim neper klasat digjitale per te monitoruar procesin (njejte sikurse qe ndodh edhe ne mesim te rregullt ne klasat fizike).

Ju deshirojme sukses ne eksperiencen e re mesimore.

Me Respekt,
Menaxhmenti i Shkolles Digjitale

Regjistrohu Tani

Mbi 1500 nxenes mesojne programim me Shkollen Digjitale.

Programimi eshte e ardhmja e te gjitha profesioneve. Meso si te krijosh lojera, programe, webfaqe dhe aplikacione mobile!
Regjistrohu Tani