Sa janë të përfshira vajzat në TIK?

Një përqindje e madhe e vajzave ende mendojnë se fusha e Teknologjise së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) nuk është fushë në të cilën ato mund të zhvillohen për karrierë. Shumë nga to, janë lënë jashtë kësaj, sepse sa herë dikush e potencon fjalën teknikë e lënë të nënkuptohet si të vështirë dhe fushë në të cilën djemtë janë më të prirur për tu zhvilluar dhe si rezultat, vetëm 20% e vajzave janë të përfshira në sektorin e TIK-ut.

Sa është numri i vajzave në Shkollen Digjitale ?

Shkolla Digjitale përkrah në menyrë të vazhdueshme fuqizimin e vajzave në fushën e programimit dhe teknologjisë. Në këtë mënyrë ajo ka pikasur dhe vajza shumë te talentuara dhe punëtore puna e së cilave po afirmohet duke i marrë shembull dhe inspirim për rrethin dhe shoqërinë e tyre. Në fillimet e saj si kurs, kishte vetëm nga 1 vajzë në klasë, ndërsa tani secila klasë ka më së paku 3 vajza që ndjekin kursin e programimit.

A kanë prirje vajzat për programim?

Teknologjija nuk njeh gjini! Programerja e parë ka qenë femër, përveç kësaj shumë femra kanë nisur iniciativa të mëdha dhe janë të suksesshme jo vetëm në sektorin e TI-së por edhe në fusha ku kërkohen shkathtësi inxhinierike. Ne u bëjmë thirrje dhe i inkurajojmë të gjitha vajzat që të zhvillohen në atë që duan dhe të besojnë se suksesi fillon nga iniciativa, kurajo, puna e vazhdueshme dhe këmbngulja.

A ekziston barazia gjinore në tregun e punës ?

Sot, shumica e kompanive janë duke fuqizuar dhe punësuar vajza të cilat janë të shkathta dhe të talentuara, e veçanërisht në fushën e teknologjisë, ku përveç talentit, puna është ajo e cila ndihmon 99% për tu zhvilluar, varësisht nga vullneti dhe kushtet e krijuara.

Sa janë të vetëdijësuara vajzat?

Përkrahja e vajzave në edukim dhe zhvillim i tyre ka filluar të ketë një zë më të fuqishëm se sa më parë. Për fat të mirë, vetëdijësimi për barazinë gjinore ku vajzat e shohin veten në të njëjtin rang me gjininë e kundërt, ka arritur një shkallë të lartë të ndërgjegjësimit, thënë më mirë që shumë prej tyre janë edhe më të afta dhe ambicioze, pasi që tashmë pozitën në të cilën do të gjenden e krijojnë vetë ato.