Kanë përfunduar nivelin e fundit të kursit të programimit 28 nxënës nga Shkolla Digjitale në Prishtinë dhe Ferizaj të cilët janë pjesë e Shkolles Digjitale qysh nga mosha 12 vjeçare.
Blog 31 Mar 2021
Kanë përfunduar nivelin e fundit të kursit të programimit 28 nxënës nga Shkolla Digjitale në Prishtinë dhe Ferizaj të cilët janë pjesë e Shkolles Digjitale qysh nga mosha 12 vjeçare.
Një rrugëtim i gjatë duke filluar qysh nga mosha 12 vjeçare, këta fëmijë filluan me mësimin e logjikës së programimit, dhe vazhduan deri te avancimi i aftësive në nivel profesional. Gjatë kësaj periudhe ata kanë mësuar: programimin me blloqe, programimin e lojërave 2D dhe 3D, zhvillimin e aplikacioneve mobile dhe zhvillimin e webfaqeve profesionale.
Pas përfundimit me sukses, të nivelit të fundit të kursit të programimit, ata janë përfitues të praktikës 2 mujore në Kompaninë StarLabs, e cila ofron shërbime të jashtme të TIK me cilësi të lartë.
Gjatë periudhës së praktikës, nxënësit praktikojnë dhe përmirësojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre të cilat i kanë mësuar gjatë kursit të programimit. Po ashtu, ata mësojnë se si të punojnë në një ambient pune me ekipë më të madhe, dhe kjo gjë ju ndihmon atyre edhe në të ardhmen. Nxënësit do të jenë pjesë e projekteve reale dhe do kenë rastin të bashkëpunojnë me programerët e kësaj kompanie.
Fokusi kryesor në Shkollën Digjitale qëndron në zhvillimin e logjikës së programimit në mënyrë që programerët e rinj të bëhen të pavarur në çdo gjuhë programuese që do të duhet të përdorin në të ardhmën e tyre.
Ne, ndihemi krenar që po kontribuojmë në zhvillimin e gjeneratave të reja, të cilat do të nxjerrin kuadro të reja profesionale dhe do të jenë në gjendje të përballen me sfidat e së ardhmës.