img img img
header-image

Blog 21 Nov 2022

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 2 min

Nga Shkolla Digjitale, drejt ëndrrave të mëdha

Elbion Redenica dhe Melos Kuqi, të dy në moshën 18 vjeçare, janë themeluesit e kompanisë ‘Slash’. Ata shpalosën me ne storiet e tyre motivuese dhe fillimet e tyre si programerë të suksesshëm qysh nga mosha 12 vjeçare përmes kursit të programimit në Shkollën Digjitale.

blog-image

Në pyetjen lidhur me ndikimin e Shkollës Digjitale në karrierë, Elbioni u përgjigj:

“Aktualisht jam student në ‘Minevera University’ në San Francisco, universitet ky i renditur në vendin e parë në botë për inovacion. Me programim kam filluar të merrem qysh në moshën 12 vjeçare, atëherë kur isha fitues i një burse për përfundimin e katër niveleve bazike të programimit në Shkollën Digjitale, në panairin e edukimit ‘Hour of Code’. Fillimisht nuk kisha eksperiencë me programim, dhe nuk isha aspak i familjarizuar me këtë fushë. Programimi është diçka në përgjithësi i lidhur me logjikën, me botën reale, dhe e them bindshëm që Shkolla Digjitale ka pasur ndikim fundamental, ku unë personalisht kam marr hapat e parë si programer, dhe njohuritë e fituara i kam aplikuar në sfidat të cilat përballem sot si zhvillues softueri.”

Disa nga sukseset e Elbionit gjatë karrierës së tij si programer

“Po e filloj me themelimin e kompanisë ‘Slash’, kompani e cila ofron shërbime të ndryshme softuerike po ashtu edhe shërbime të tjera të marketingut. Në mesin e shumë projekteve, kisha veçuar një projekt shumë të rëndësishëm ka qenë projekti ‘Connecting the World Behind Boundaries’ për të cilin jam inspiruar nga një nxënës me probleme dëgjimi në shkollën time fillore. Ky aplikacion është ndërtuar për të luajtur rolin e përkthyesit nga gjuha e folur në të shkruar dhe anasjelltas, për të ndihmuar komunikimin në këtë drejtim. Arritje tjetër e imja është edhe pjesëmarrja në ‘ICT Awards 2021’ si finalist me aplikacionin ‘Kqyr e dil’ i zhvilluar në kohën e pandemisë si dhe pjesëmarrja në garën ballkanike ‘Tech Stars Startup Weekend Balkan 2021’, ku morëm çmimin kryesor”, veçoi mes tjerash Elbioni.

Këshilla e Elbionit për bashkëmoshatarët e tij

“Edhe pse unë kam filluar të merrem me programim në moshën 12 vjeçe, mendoj se nxënësit mund të fillojnë edhe më herët. Programimi është një nga mundësitë më të mira për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve reale në botë, prandaj u bëj thirrje të gjithëve me fillu me mësimin e programimit sepse ka shumë probleme në botë që mund të zgjidhen me anë të një softuerit të thjesht, programimi i lidh shumë qëllime të njerëzve për të krijuar zgjidhje të përbashkët.”

blog-image

Nga ana tjetër, Melos Kuqi na tregoi për ndikimin e kursit të programimit në arritjet e tij:

“Njohuritë e para për programim i kam marr në Shkollën Digjitale, andaj besoj që ka qenë shtytja e parë dhe pikënisja në zhvillimin tim të karrierës. Vitin e kaluar, kam hapur kompaninë për zhvillim të softuerit ‘Slash’, bashkë me Elbionin, si dhe nga fillimi i këtij viti jemi duke punuar në një ‘NFT Project’ në hapsirën e Blockchain-it, i cili pritet të lansohet së shpejti.”

Disa nga sukseset e Melosit gjatë karrierës së tij si programer

“Suksesi më i madh ka qenë hapja e kompanisë, po pa i lënë anash edhe sukseset si fitimi i çmimeve të shumta nëpër gara rajonale me anë të startups, në të cilat kam qenë themelues. Po ashtu, në bashkëpunim me Shkollën Digjitale isha fitues i garës së programimit Hackathon e cila është mbajtur në KosICT. Projektet me Shkollën Digjitale janë të panumërta, mirëpo dua të veçoj inkuadrimin tim në një projekt në hapisrën e Blockchain për krijimin e një portofolit digjital për një projekt kripto, ku kemi marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i nxënësve”, shtoi Melosi.

Këshilla e Melosit për bashkëmoshatarët e tij

“I këshilloj të gjithë fëmijët dhe bashkëmoshatarët e mi, që ta menaxhojnë mirë kohën e kaluar në internet, ta shfrytëzojnë atë në maksimum për të mirën e tyre, për të mëuar gjëra të reja dhe të aftësohen sa më shumë sepse koha e humbur nuk kthehet”.

Photo credits: Innovation Centre Kosovo (ICK)

Bëhu pjesë e komunitetit më të madh të programerëve

More Blogs

header-image
November Code Fest: Sfida 48 orëshe, një ngjarje frymëzuese e kodimit në Shkollën Digjitale
View blog
header-image
Hana Qerimi fiton çmimin ‘Young Woman Entrepreneur’
View blog
header-image
Shkolla Digjitale në bashkëpunim me IREX po trajnon të rinjë të shumtë në fushat më të kërkuara të teknologjisë!
View blog
header-image
Në shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, mirëpritëm psikologun Prof. Aliriza Arneliu
View blog
header-image
Hana Qerimi, e para në revistën “40 under 40” nga BLOconomy dhe Wood World Albania
View blog