img img img
header-image

Blog 07 Jun 2024

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 2 min

Pse fëmijët tuaj duhet të jenë pjesë e Shkollës Verore?

Nëse dëshironi që fëmija juaj të zgjerojë njohuritë në botën magjepsëse të teknologjisë, Shkolla Digjitale ofron një mundësi të jashtëzakonshme për ta gjatë periudhave dy javore gjatë muajve korrik dhe gusht. Mes fushave më aktuale si inteligjenca artificiale, arkitektura kompjuterike dhe softuerike, siguria kibernetike, ndërmarrësia, zhvillimi i lojërave 3D, sportet elektronike dhe transmetimet 'online', programimi për smart houses, dizajn 3D, programi jonë i shkollës verore është i projektuar për të ofruar aktivitete të ndryshme që do t'iu inspirojnë.

Gjeni më poshtë disa nga arsyet pse pse fëmijët tuaj duhet të jetë pjesë e një eksperience të paharruar si Shkolla Verore:

blog-image

Program tejet atraktiv për grupmoshat 8-18 vjeç

Programi ynë veror përmban mësimin e fushave më aktuale të botës së teknologjisë, si inteligjencën artificiale, arkitekturën kompjuterike dhe sistemet operative, sigurinë kibernetike, realitetin virtual, shtëpitë e mençura dhe zhvillimin e lojërave 3D.

Nga kuptimi i pjesëve kryesore se si funksionon inteligjenca artificiale, si të shfrytëzojmë ChatGPT dhe platforma të tjera rreth inteligjencës artificiale e deri te parimet më se te nevojshme për krijimin e një ambienti të sigurt digjital, nxënësit do të njihen me zhvillimet e fundit teknologjike.

Ata do të kenë mundësinë të hapin kompjuterin dhe ta montojnë me të gjitha pjesët fizike deri te instalimi i softuerit. Përveç kësaj, zhvillimi i lojërave 3D do t'iu mundësojë zhvillimin në anën kreative të fëmijës tuaj. Nxënësit do të mësojnë të bëjnë kombinimin e botës virtuale dhe reale, si dhe menaxhimin e pajisjeve shtëpiake të gjitha në një vend.

blog-image

Zhvillimi i kreativitetit dhe shkathtësive

Ndërmarrësia është një aftësi me rëndësi të madhe në epokën digjitale dhe Shkolla Verore ofron një mundësi për të zhvilluar dhe krijuar një nga fillimi i një biznesi deri në zgjerimin dhe menaxhimin e tij. Gjatë punës me grupe, nxënësit do të kenë mundësi të zhvillojnë shkathtësitë interpersonale me ç'rast do të njihen me parimet kyçe të ndërmarrësisë përfshirë idenë, hulumtimin e tregut, planifikimin biznesor dhe komunikimin efektiv.

Të qenurit pjesë e një ambienti të tillë do t'iu mësojë të zhvillojnë aftësitë dhe mënyrën e të menduarit për të transformuar idetë e tyre në çështje reale. Nxënësit do të prezantojnë projektet e realizuara gjatë kësaj periudhe.

blog-image

Mësimi produktiv me instruktorë të kualifikuar

Për të arritur gjithmonë objektivat dhe për të pasur një vëmendje të duhur, secili nga nxënësit e pranishëm në grupe, gjatë gjithë kohës do të jetë nën mbikëqyrjen dhe asistimin e instruktorëve në mënyrë që gjithçka të shkojë sipas planprogramit dhe të gjithë nxënësit të shijojnë një verë të paharrueshme.

blog-image

Qëndrimi tërë ditor dhe aktivitetet e ndryshme në natyrë

Nxënësit do të jenë të angazhuar në orar të plotë nga ora 09:00 deri në ora 16:00, duke përfshirë dreken, snacks, pije të ndryshme si dhe kohë të mirë bashkë me njëri tjetrin. Për të testuar njohuritë e tyre, ata do të zhvillojnë kuize të ndryshme si dhe do të shohin filma në lidhje me teknologjinë dhe t'i komentojnë së bashku me instruktorët.
Ata do të zhvillojnë edhe gara të ndryshme mes vete si në lojëra elektronike apo board games si: pingpong, pikado dhe lojëra të tjera argëtuese dhe aktivitete sportive në natyrë.

blog-image

Njohje nga afër me tregun e punës në sektorin e teknologjisë

Fëmijët e regjistruar në Shkollën Verore do të kenë mundësi të njihen edhe nga afër me punën e kompanive të suksesshme në këtë sektor, për të mësuar rreth rrugëtimit të tyre deri në këtë pikë, mënyrën e bashkëpunimit me kompani ndërkombëtare dhe planet e tyre drejt të ardhmes.

Po ashtu do të kenë vizita nga persona tashmë të suksesshëm në sektorin e teknologjisë apo guest speakers dhe do të kenë mundësi të shtrojnë pyetje dhe të njihen me punën e tyre ndër vite deri te suksesi.

Gjatë Shkollës Verore, na pret një eksperiencë e paharrueshme si në aspektin edukativ ashtu edhe në atë argëtues. Shfrytëzoni mundësinë për të mësuar nga instruktorët tanë me eksperiencë dhe zhvilloni aftësitë tuaja për një të ardhme të ndritur.

Grupet tashmë janë duke u formuar për muajt korrik dhe gusht teksa kanë mbetur vetëm edhe pak vende të lira. Mëso dhe argëtohu në Shkollën Verore!

blog-image

Shkolla Verore 2024

More Blogs

header-image
Jona Durguti
View blog
header-image
Melos Shabani, nxënësi i radhës i suksesshëm i punësuar në Shkollën Digjitale Ferizaj
View blog
header-image
Pesë arsye pse duhet të jeni pjesë e Shkollës Verore
View blog
header-image
7 arsye pse fëmija juaj duhet të mësoj programim
View blog
header-image
28 nxënës përfitojnë praktikë në StarLabs
View blog