img img img
header-image

Blog 30 May 2023

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 5 min

Pesë arsye pse duhet të jeni pjesë e Shkollës Verore

Teksa stina e verës po afron, shumë nxënës të rinj kërkojnë për angazhime dhe aktivitete kreative për të shijuar në maksimum pushimet e tyre verore. Nëse jeni duke kërkuar për të zgjeruar njohuritë tuaja në botën magjepsëse të teknologjisë, Shkolla Digjitale ofron një mundësi të jashtëzakonshme për ju.

Mes fushave më aktuale si inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, ndërmarrësia, zhvillimi i lojërave 3D, sportet elektronike dhe transmetimet 'online', programi jonë i shkollës verore është i projektuar për të ofruar aktivitete të ndryshme që do t'iu inspirojnë.

Ndonëse arsyet për të qenë pjesë e shkollës verore janë të shumta, ne kemi listuar pesë nga ato më kyçe pse fëmija juaj duhet të jetë pjesë e një eksperience të pa harruar.

Programi më atraktiv

Programi jonë veror përmban tri nga sferat më aktuale të botës së teknologjisë - inteligjencën artificiale, sigurinë kibernetike dhe zhvillimin e lojërave 3D. Nga kuptimi i pjesëve kryesore se si funksionon inteligjenca artificiale, si të shfrytëzojmë ChatGPT dhe platforma të tjera rreth inteligjencës artificiale e deri te parimet më se te nevojshme për krijimin e një ambienti të sigurt digjital, ju do të njiheni me zhvillimet e fundit teknologjike. Përveç kësaj, zhvillimi i lojërave 3D do t'iu mundësojë të përmirësoni dukshëm anën kreative tuaj dhe të fitoni një eksperiencë të rrallë.

blog-image

Zhvillimi i kreativitetit dhe shkathtësive interpersonale

Ndërmarrësia është një aftësi me rëndësi të madhe në epokën digjitale dhe shkolla jonë verore ofron një mundësi për të zhvilluar dhe krijuar një mendësi ndërmarrësi. Gjatë ndërveprimit me grupe, nxënësit do të kenë mundësi të zhvillojnë shkathtësitë interpersonale me ç 'rast do të njihen me parimet kyçe të ndëmarrësisë - përfshirë idejimin, hulumtimin e tregut, planifikimin biznesor dhe komunikimin efektiv. Të qenurit pjesë e ambienti të tillë do t'iu mësojë të zhvilloni aftësitë dhe mënyrën e të menduarit për të transformuar idetë tuaja në çështje reale.

Mësimi produktiv me dy instruktor në grupe

Për të arritur gjithmonë objektivat dhe për të pasur një vëmendje të duhur secili nga nxënësit e pranishëm në grupe, gjatë gjithë kohës ata do të jenë nën mbikëqyren dhe asistimin e dy instruktorëve në mënyrë që gjithçka të shkojë sipas planit të hartuar me përpikëri. Aplikimi i metodave dhe teknikave të parapara gjatë përgatitjes së planit për shkollë verore kërkon angazhim shtesë që të nxënit të transmetohet suksesshëm tek të gjithë ata që dëshirojnë të shijojnë një verë të paharrueshme.

blog-image

Qëndrimi tërë ditor dhe aktivitetet e ndryshme

Të gjithë të pranishmit në shkollë verore do të jenë të angazhuar në orar të plotë në shkollë verore - nga ora 08:30 deri në ora 16:30. Gjatë periudhës dy javore në grupin e përzgjedhur gjatë regjistrimit në bashkëpunim me administratën, fëmijët do të ndjekin gjithashtu kuize të ndryshme për të testuar njohuritë e fituara gjatë ditës. Fëmijët do të kenë mundësi gjithashtu të shohin filma në lidhje me teknologjinë, t'i analizojnë dhe komentojnë së bashku me instruktorët teksa gjatë gjithë periudhës dy javore do të kenë po ashtu ushqim të shëndetshëm, 'snacks' dhe pije të ndryshme në dispozicion. Po ashtu, fëmijët do të zhvillojnë edhe gara të ndryshme mes vete si në sporte elektronike, pingpong, pikado dhe lojëra të tjera argëtuese.

Njohje nga afër me tregun në sektorin e teknologjisë

Përveç fokusit të plotë në tersi në sektorin e teknologjisë, fëmijët e regjistruar në shkollë verore do të kenë mundësi të njihen edhe nga afër me punën e kompanive të suksesshme në këtë sektor për të mësuar rreth rrugëtimit të tyre deri në këtë pikë, mënyrën e bashkëpunimit me kompani ndërkombëtare dhe planet e tyre drejt të ardhmes. Gjatë dy javëve në shkollë verore, fëmijët po ashtu do të kenë vizita nga persona tashmë të suksesshëm në sektorin e teknologjisë dhe do të kenë mundësi të shtrojnë pyetje dhe të njihen me punën e tyre ndër vite deri te suksesi.

blog-image

Me regjistrimin në shkollë verore, ne ju premtojmë një eksperiencë të paharrueshme si në aspektin edukativ ashtu edhe në atë argëtues. Shfrytëzoni mundësinë për të mësuar nga instruktorët tanë me shumë eksperiencë dhe rrisni aftësitë tuaja që do t'ua ofrojnë një të ardhme të ndritur.

Grupet tashmë janë duke u formuar për muajt korrik dhe gusht teksa kanë mbetur vetëm edhe pak vende të lira. Bëhu pjesë e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm, mëso dhe argëtohu në shkollën tonë verore!

Shkolla Verore 2023

More Blogs

header-image
Nxënësit e Shkollës Digjitale në Ferizaj dhe Tetovë, fitojnë vendet e para në një prej hackathonëve më të mëdha në Ballkan
View blog
header-image
Nga Shkolla Digjitale, drejt ëndrrave të mëdha
View blog
header-image
Java e kodimit 2017
View blog
header-image
Bordi i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare pritet nga Zyra e Kancelarit Gjerman
View blog
header-image
Kur është koha e duhur që fëmija juaj të mësoj programim?
View blog