img img img
header-image

Blog 10 Jun 2024

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 4 min

Digital Parenthood Conference organizohet për herë të parë në Kosovë

Konferenca për prindër, DIGITAL PARENTHOOD, e cila u mbajt për herë të parë nga Shkolla Digjitale në Prishtinë, mblodhi bashkë prindër, edukatorë, psikologë dhe ekspertë për të diskutuar tema të ndryshme nga fusha e sigurisë kibernetike, mediave sociale, lojërave dhe bullizmit kibernetik, shumë të nevojshme për prindërimin në epokën digjitale.

Kjo konferencë synohet të organizohet edhe në vitet e ardhshme për të ndihmuar prindërit në vetëdijësimin e rreziqeve dhe menaxhimin e botës virtuale së cilës i takojmë sot.

blog-image

Hapjen e këtij eventi mjaft të rëndësishëm e bëri Hana Qerimi, e cila mes tjerash tha se misioni ynë nuk është patjetër që secili fëmijë të bëhet programer, por që secili prej tyre të ketë shkathtësi teknike.

Në mesin e të ftuarve special në panelet për temat përkatëse, ishin ekspertë të fushave të cilët ndanë me ne përvojat dhe këshillat, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të audiencës në fund të secilit panel.
Disa nga mesazhet kryesore që përçuan ata:

Paneli për Cyber Security

blog-image

Blerton Abazi sugjeroi të monitorojmë përmbajtjen online të fëmijëve dhe të kujdesemi për mosvarësinë online.
Fadil Abdyli theksoi rëndësinë e mekanizmave të zhvilluar nga policia për të luftuar krimet kibernetike dhe apeloi për monitorimin e fëmijëve online.

Paneli për Social Media

blog-image

Valon Canhasi theksoi se mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijët online është monitorimi dhe biseda me ta për rreziqet.
Drilon Jaha theksoi nevojën për më shumë konferenca për prindërit për vetëdijesim.
Lumnije Telaku foli për ndikimin psikologjik të mediave sociale në vlerësimin e fëmijëve për veten.

Paneli për Gaming

blog-image

Natyra Agani theksoi se lojërat janë pjesë integrale e zhvillimit të fëmijëve.
Darsej Rizaj theksoi rëndësinë e dallimit të lojërave me qasje të limituar dhe lojërave të pakontrolluara.

Aplikacione për monitorim online

blog-image

Darsej Rizaj ndau disa aplikacione për monitorimin e aktiviteteve online të fëmijëve dhe demonstroi përdorimin e tyre. Për më shumë, lexoni blogun tonë: Prindërimi Digjital: Aplikacionet që ju ndihmojnë të menaxhoni fëmijët tuaj në paisjet digjitale

blog-image

More Blogs

header-image
Pse programimi konsiderohet si alfabeti i kohes digjitale
View blog
header-image
Mesimi i logjikes permes lojes
View blog
header-image
Shkolla Digjitale ka lansuar platformën më inovative që bashkon lojën dhe mësimin
View blog
header-image
Helping SOS children learn programming skills
View blog
header-image
Nxënësit tanë të suksesshëm, sot pjesë e stafit të Shkollës Digjitale
View blog